Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka bërë një pasqyrim të gjendjen brenda spitalit ku edhe po marrin trajtimin e nevojshëm pacientët me koronavirus. Në mesazhin e saj, Çomo ka deklaruar se të gjithë të infektuarit po trajtohen me metoda bashkëkohore, por fatkeqësisht disa prej pacientëve kanë ndërruar jetë.
Në fund të mesazhit në saj, mjekja ka bërë edhe njëherë thirrje për respektimin e masave pasi pandemia ende nuk ishte mundur.
“Flas nga shërbimi Infektiv. Në bazë të njohurive që kemi marrë, është ulur numri i personavetë shtruar në shërbim. Kemi të sëmurë të rënduar. Na bën optimist shifra e të shtruarve dhe të shëruarit. Mjekimi që i kemi të sëmurëve ka qënë bashkëkohor. I është ofruar të gjithë pacientëve. Ka pasur edhe kejtë të humbura pavarësisht mjekimit intensiv. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të distancuar. Sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme dhe sëmundja është tinzare në kohën që prek një pacient. Arma e vetme që ke në dorë është të mbrohesh dhe arma që kemi ne të mjekojmë sa më mirë pacientët që vijnë tek shërbimi jonë“, tha mjekja.
Ndërkohë deri më tani në vend janë shënuar 433 të infektuar dhe 24 viktima, ndërkohë që 197 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 53 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave, ndërkohë që harta është riaktivizuar sërish Pukë, Lushnje, Fier e Krujë. Ndërsa Tirana dhe Shkodra, çdo ditë shënojnë raste të reja.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66