Raportohet se djali i presidenti serb Vuçiç është infektuar me koronavirus. Me anë të një postimi në rrjetet sociale është dhënë ky lajm.
Në këtë postim presidenti serb ka shkruar se djali i tij, Danilo që ka rezultuar pozitiv për koronavirus do ta fitojë këtë betejë. Po ashtu ai ka shkruar se djali i është shtruar në Klinikën Infektive.
Mes rreshtash Vuçiç ka treguar dashurinë e madhe që ka për të birin dhe është shprehur edhe se të gjithë e duan djalin e tij.
Më tej ka shkruar:
Danilo, fëmija im i parë u infektua me coronavirus dhe ai u shtrua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë të duam.
Kujtojmë se edhe Serbia është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Edhe aty vazdhojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66