Italia është vendi ku numri i viktimave nga koronavirusi ka shënuar shifra të frikshme.
Mbi 17.600 viktima regjistrohen deri më tani në shtetin fqinj, ku numri i të infektuarëve ka shkuar në 139,422.
Gjithashtu Italia ka humbur “luftëtarët më të mirë” në këtë betejë me armikun e padukshëm. Sot raportohet se ka shkuar në 100 numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga Covid-19.
Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësorë, njofton së fundmi se kanë ndërruar jetë 4 mjekë.
Viktimat janë mjekë aktivë dhe pensionistë, përfshirë ata që i janë shtuar ekipit mjekësor për të dhënë ndihmën e tyre.
Në dy ditët e fundit, Italia ka raportuar numër më të ulët vdekjesh ditore në krahasim me ditët e tjera të javës së shkuar. Ekspertët thonë se është periudha e pikut, dhe ditë pas dite kurba do ulet.
Burimi: tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66