Një 44-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj, e cila ka njoftuar Klinikën Infektive në Shkup, se i ndjeri kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, pas kryerjes së autopsisë.
Siç raportojnë mediat maqedonase, bëhet fjalë për një punëtor ndërtimi, i cili jetonte i vetëm në një banesë me qira në qytetin Kavadarci.
Ai nuk kishte shkuar në punë që nga 31 marsi. Dyshohet se 44-vjeçari nga Fieri ka ndërruar jetë tre ditë më parë.
I ndjeri nuk ka qenë i regjistruar si i sëmurë dhe nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66