Të dashur miq, në këto kohë të vështira që po kalon njerëzimi mbanë, kur po pranojmë lajme jo të mira nga Bota, do doja të sjell lajme të mira për banorët e Komunës së Tearcës dhe në veçanti për prindërit dhe për fëmijët të cilët tashmë janë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre, prej ku edhe po ndjekin procesin mësimorë në formë online!
Me Zotin para, pasi të kalojmë këtë periudhë pandemie, Komuna e Tearcës do të fillojë me përgaditjet për fillimin e ndërtimit të çerdhes me kapacitet për 200 fëmijë, projekti tashmë ka kaluar të gjitha fazat dhe i njejti do duket si ne fotot e mëposhtme!
Zotimi ynë për të krijuar kushte më të mira për banorët e Komunës së Tearcës nuk do ndalet me kaq!
#RriNëShtëpi
#KujdesPo
#PanikJo
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66