Gjermania prej javës së ardhshme fillon me masat e lirimit gradual të COVID-19. Kancelarja Merkel sapo përfundoi press konferencën që lajmëroi disa nga hapat e marra:
Në kuadër të lirimit të masave të Kovid-19 në Gjermani, dyqanet do të hapen gradualisht në 20 Prill, shkollat më 4 maj.
Duke filluar nga 20 Prilli 2020, Gjermania do të aktivizojmë mekanizmin ekonomik. Nga e hëna hapen bizneset në hapësirë deri 800 metra katrorë.
Gjigandi i automjeteve gjerman Volkswagen (VW), i cili ka ndaluar prodhimin në Gjermani për shkak të epidemisë së koronavirusit më 19 mars, do të rifillojë prodhimin në 27 Prill.
Ndalimi i organizimit të ngjarjeve në shkallë të gjerë në hapësira publike në kuadër të masave Kovid-19 u zgjat deri më 31 gusht 2020 në Gjermani.
Detyrim maskimi në transportin publik dhe tregjet.
Ndalimi i veprimtarive fetare nuk është hequr
Merkel : Ne duhet të mësojmë të jetojmë me këtë sëmundje derisa të gjendet një vaksinë përfundimtare ose një metodë e trajtimit.
______
Interesante Gjermania po liron kufizimet nga COVID-19 në kohë që shkalla e vdekshmërisë ka ngritje nga 1.3% në 2.65% dy javët e fundit.
Me këtë numri i vdekjeve ka kaluar Kinën dhe renditet në vendin e 4-të në botë në numrin e rasteve. Por, numri i lartë i testeve dhe i të shëruarve, reduktimi i rasteve aktive ka bërë që virusi të izolohet dhe të gjendja të merret nën kontroll.
Raste pozitive total: 133.154; raste aktive 56.962
Vdekje totale: 3592
Të shëruar : 72.600
Numri i testeve : mbi 1 milion e 300 mijë
Vendet tjera të Europës që me se shumti janë prekur nga koronavirusi si Italia, Spanja, Franca e Britania janë shumë prapa Gjermanisë si në aspektin e gadishmërisë së sistemit shëndetësor, si në atë të rikuperimin ekonomik, po ashtu edhe të planifikimit dhe strategjise se daljes nga COVID-19. Do tu duhet shumë më tepër kohë dhe pasoja sesa Gjermania.
Abdylvehab Ejupi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66