Pothuajse 15 vjet më parë, një grua duke provuar të mbetet shtatzënë në një klinikë pjellorie dhuroi një embrion të mbetur për hulumtime. Ishte një strukturë mikroskopike e vetëm katër qelizave, të ngrira dy ditë pas fekondimit të vezës.
Sot, ai grup qelizash burimore embrionale,të gjitha të fuqishme dhe të afta për të shumuar dhe bërë ndonjë organ njerëzor , kanë shërbyer për t’i mundësuar ekipit të biologut Nuria Montserrat që të prodhojë “mijëra mini-veshka në javë” në laboratorin e saj në Barcelona.
Disa prej tyre janë dërguar në Institutin Karolinska në Stokholm, ku janë të infektuarit me koronavirus.Në ato mini-organe, shkencëtarët kanë testuar me sukses një ilaç eksperimental që pengon infeksionin.
Dhe autoritetet shëndetësore tashmë kanë autorizuar që 200 pacientë të sëmurë rëndë të Covid-19 në spitalet në Gjermani, Austri dhe Danimarkë, të kurohen pikërisht me këtë ilaç. Ilaçi quhet APN01 dhe mbetet të shihet nëse funksionon dhe nuk ka efekte toksike të padëshiruara.
Studiuesja Montserrat u shpreh:
Ne filluam të punojmë në fillim të shkurtit, me shumë presion, kur shumë njerëz ende menduan se koronavirusi ishte vetëm një problem në Wuhan. Qëllimi afatgjatë është të rigjenerojë organet e dëmtuara të njeriut, duke përdorur qelizat burimore embrionale të fuqishëm dhe printerët 3D. Kalimi i drejtpërdrejtë në një provë klinike me 200 pacientë Covid-19 ka qenë e mundur sepse ilaçi APN01 tashmë ka demonstruar sigurinë e tij në eksperimentet e mëparshme me njerëz të prekur nga një patologji tjetër: sindromi i shqetësimit të frymëmarrjes akute. Mini-veshkat në laboratorin e Núria Montserrat kanë dy milion qeliza secila. Ekipi po bën gjithashtu mini-zemra dhe brenda disa javësh do të fillojë prodhimin e mini-mushkërive, me qëllim të provimit të trajtimeve më eksperimentale kundër Covid-19. Pas vitesh duke ndërmarrë hapa të vegjël drejt një ilaçi të së ardhmes bazuar në rigjenerimin e organeve njerëzore,ndiej se jam duke punuar në diçka që do të ketë dobi të menjëhershme.
Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66