Fatmira është një grua e cila jeton në Kamëz dhe që edhe në këto momente të vështira e ka të domosdoshme të shkojë çdo ditë në punë.
Vështirësia më e madhe për të është fakti që çdo ditë kur kthehet nga puna ka nevojë për një makinë pasi ndodhet larg dhe detyrohet të bëjë shumë rrugë në këmbë.
Por duket se telashet s’mbarojnë këtu. Burri i saj i papunë dhe në vetëizolim ka dhunuar gruan duke mos kuptuar ngarkesën e përditshme të saj me detyrimet në shtëpi dhe në punë.
Fatmira e ka denoncuar rastin në komisariatin numër 6 në kryeqytet.
Nga burimet mësohet se H.K sapo gruaja ka hyrë në banesë i ka bërtitur “përse u ktheve kaq vonë” dhe më tej ka vazhduar të thyejë orenditë. Konflikti ka degjeneruar në debat dhe burri ka tentuar të qëllojë bashkëshorten.
Gruaja ka tentuar të justifikojë vonesën për shkak të distancës nga puna por nuk është dëgjuar prej burrit i cili e ka qëlluar disa herë me shuplakë.
Çifti ka ndërprerë konflitin në momentin kur në banesë ka mbërritur policia por pavarësisht grindjes gruaja ka mohuar të jetë qëlluar nga i shoqi dhe ka treguar se ai vetëm sa e ka shtyrë.
Ai vetëm më shtyu, nuk më qëlloi siç thotë im bir. Im shoq është pak i stresuar se nuk ka as punë dhe qëndron i mbyllur nga koronavirusi. Vetëm unë sjell të ardhura në shtëpi, në këtë kohë ku është bërë e vështirë të lëvizësh, kthimi në shtëpi nuk ndodh më brenda orarit siç është mësuar ai, ndaj edhe u nxeh dhe humbi kontrollin.
Pavarësisht dëshmisë së gruas çështja i është dërguar prokurorisë për verifikime të mëtejshme.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66