Gjermania e mirëpret tërheqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.Këtë e ka bërë të ditur ambasadori gjerman në Kosovës Christian Heldt.“Gjermania e mirëpret vendimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të hequr plotësisht tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizim. Detyra tani është të rindërtohet gradualisht besimi për procesin e udhëhequr nga BE”.
Heldt shtoi se ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet.Diplomati gjerman theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të përballen me situatën e krijuar nga koronavirusi.“Ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet e tjera brenda kornizës ekzistuese të BE-së. BE ka ofruar mbështetjen këtu e cila duhet të merret me krijimin e një niveli të qarkullimit të mallrave nga të dy palët tani.Të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet të përballen me sfidën e pashembullt me koronavirusin. Kjo nuk është koha për manovrime politike, por për t’u përqendruar në tejkalimin e krizës shëndetësore”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66