Hajni i dhjetëra miliona eurove në kohën kur ishte ministër i punëve të brendëshme, na doli nga terri dhe e rrëzoi qeverinë që populli e zgjodhi për ta luftuar hajninë, korrupcionin dhe krimin e organizuar. Kush e dërgoi kamarierin Skënder Hyseni te Grenell, dhe pse, kur dihet që Hyseni nuk përfaqëson as familjen e vetë, lëre më popullin e shtetin.
Përse një parti e dytë mund të dërgoja emisarë në vende të huaja, duke i anashkaluar të gjitha kanalet diplomatike të shtetit tonë?! Ne nuk jemi shtet i mafisë, ku Isa e Hashimi, plus disa hajna të ligës së dytë, mund të përcaktojnë fatin e një populli dhe shteti.
Po thonë se kanë shkuar me pa e dëgjuar çka po thotë Grenelli, dhe kur e morën vesh, e vendosën me rrëzue qeverinë e vetë, që i bie me ia iq nanën vetit! Kjo i bie që Grenell paska pranuar me ba pazare me hajna, dhe u krye puna! O konobar Hiseni! E ke vjedhë Kosovën 20 vjetë, dhe ia ke luajtë nanën. Me 6 tetor 2019, hajnitë e tua kanë marrë fund, por jo edhe lënda ndaj hajnive të më parshme.
Grenell nuk e ka kuptuar ende kush jeni ju, sepse nuk ju njeh dhe nuk e di kush jeni, por e di që jeni mercenarë dhe servilë. Është absurde, poshtërsi dhe provokim i marrëdhënieve miqësore me SHBA-të, kur hajnat dalin e rrahin gjoks sikur ata janë miqtë e Amerikës.
Ndoshta ka ndodhur kthesa e pabesueshme, surreale, dhe populli nuk e ka kuptuar ende! Megjithatë, unë nuk besoj se populli amerikan i mbështetë hajnat, manipuluesit dhe keqpërdoruesit e miqësisë shqiptaro-amerikane. Do vijë shpejt koha, kur SHBA-të do të kuptojnë se hashimat, isat, agimat, lutat e skenderat, nuk janë përfaqësues të popullit të Kosovës, por servilë dhe mercenarë të Serbisë dhe Rusisë, siç janë, dhe po manipulojnë e dezinformojnë për mbrojtjen e kolltuqeve të tyre, dhe jo interesat e SHBA-ve.
Populli është me Amerikën (SHBA-të), ndërsa liderët tanë janë me hajninë, përjashto këtu Kryeministrin e Republikës, Albin Kurti. Nëse doni të na ndihmoni, mos i merrni kriminelët në sqetull, ju lutem!
///
Arjan Basha Ehhh vakt e vakt.., kur Skender Hyseni ishte kamarier i Rugoves!!!Ky kafet, çajat i ndreqke shume mire ne zyren e LDK-se, ne kohen e Rugoves.
Gjate sherbimit zinte ne thua kajhere..!
///
Rifat Buzuku Ky hajni dhe qenefi Skender Hyseni, është i gatshëm me shkatërrue gjithë projektin e Kosovës, veç me shpëtue bithen e tij të hajnit nga Albin Kurti. Fotografia me Grenellin nuk i ndihmon fare hiq, sepse populli është pezmatuar, dhe mund të vijë dita kur populli do ta tërheq zvarrë rrugëve të Prishtinës.
////
Enver Emini Kqyr ky mini mullinit me Grenellken
///
Rifat Buzuku Më duhet të them se kam sulmë të shpeshta kibernitike. Qenka një bazë e Hashimit që do me ditë gjithëçka, kush është kundër tij! Kundër Hashimit është populli, jo diaspora!
////
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66