Policia gjermane është përballur me dhjetëra protestues, të cilët mbushën qendrën e Berlinit. Ata protestonin kundër bllokimit të shkaktuar prej pandemisë, duke kërkuar rikthimin e jetës publike. Të pajisur me pankarta dhe postera të ndryshëm, protestuesit kërkonin që t’u rikthehej liria. Policia ka arrestuar më shumë se 100 njerëz, për shkelje të rregullave të pandemisë.
Një pjesë e protestuesve, u përpoqën të mbanin distancë dhe të përdornin mjetet mbrojtëse si maskat apo dorezat. Por, pjesa më e madhe e tyre, u grumbulluan pa respektuar asnjë udhëzim të zyrtarëve. Gjermania ka vendosur frenime të rrepta për veprimtarinë publike për të ngadalësuar transmetimin e Covid-19, duke imponuar bllokimin e saj në 17 Mars.
Zëdhënësi i policisë Thilo Cablitz tha:
U dha leja për një fushatë shpërndarjeje gazetash, por jo për demostrim public. Gjatë kësaj periudhe, sipas rregullores së përcaktuar, jemi të detyruar të ndalojmë tubimet. Rreth 180 policë ishin në detyrë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e pandemisë prej protestuesve. Njerëzit kanë të drejtë të protesojnë nëse respektojnë rregullat e distancës sociale, por jo në këtë mënyrë.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66