“Ka pasur edhe aktakuza të ngritura nëpër gjyqe pas luftës por ato kanë pushuar, edhe pse bëhej fjalë për disa nga përgjegjësit kryesor të këtyre fondeve. Dihet se përgjegjësit e këtyre fondeve janë figura të larta në politikën kosovare, sikur që është Fondi 3% që si Kryeministër i asaj kohe ishte Bujar Bukoshi dhe ministër i financave Isa Mustafa, dhe për Vendlindja thërret ishin krahu tjetër, ai i LPK-së, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi etj, por me që këtë shtet e menaxhuan deri më tani po këta njerëz, nuk e panë të arsyeshme kurrë që ti arsyetojnë se si dhe ku u shpenzuan e ku mbeten këto mjete financiare, prandaj e kemi situatën e këtillë”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.
Hajrullah Tërnava
Njohësi i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava, njëherësh edhe analist politik, e sheh si një problem tepër serioz situatën me të cilën po ballafaqohet shteti i Kosovës në këtë kohë pandemie të koronavirusit, për faktin se nuk kemi buxhet të mjaftueshëm për tu përballuar me të, situate, e cila kërkon jo vetëm investim në shëndetësi, por dhe ndërhyrje të tjera për mbështetjen e biznesit nga rreziku i falimentimit, si dhe forma të tjera të përkujdesjes për shtresat e varfra të qytetarëve. Kjo gjendje e rëndë financiare, sipas analistit Tërnava, e ka detyruar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin që të “troket” edhe në derë të mërgatës shqiptare, sepse si Kryeministër i Qeverisë së re e ka gjetur të zbrazur arkën e shtetit e cila është zhvatur edhe nga Qeveria e PAN-it, sikurse nga qeveritë tjera paraprake, nga ata që në emër të kontributit të luftës e zhvatën shtetin dhe e sollën në kolaps total, një trashëgim që i mbeti Qeverisë Kurti e cila edhe ashtu është në ikje e sipër, qeveri në detyrë.
“Kohën të cilën po e kalojmë me këtë epidemi, COVID-19 është jashtëzakonisht e vështirë jo vetëm te ne por në tërë botën. Kryeministri i gjendur ne këtë situatë të vështirë financiarisht, ndoshta është i detyruar të veproj kështu, sepse nëse janë arkat shtetërore të zbrazura, atëherë duhet disi të veprohet, e di që edhe Kryeministri i ka parasysh ata Kryeministrat e mëparshëm që e kanë qeverisur ketë shtet qe 20 vite dhe që nga ajo kohë e kanë zhvatë këtë Kosovë të mjerë, gjithnjë duke u thirrur në luftën që e kanë bërë kinse dhe e kanë çlirua Kosovën, dhe tani askush se ka pritur këtë situatë që e ka goditur botën e në këtë rast edhe Kosovën me këtë Pandemi, e kur dihet se në të kaluarën e pas luftës, udhëheqësit e deri tashëm çfarë pasanikësh janë bërë, por më së pakut kanë bërë për popullin”, thotë Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.
Zhvatës të këtij shteti, për dy dekada, sipas Hajrullah Tërnavës nuk është askush tjetër veç se rrjetet e krimit të organizuar që djersën e qytetarit të Kosovës dhe të mërgatës shqiptare e abuzuan pa asnjë kursim, pa dhimbje dhe pa përgjegjësi, në kohën kur po mblidhnin para në emër të shtetit dhe të luftës për liri, në vitet 1990-të-1999, nëpërmes Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret, fonde këto që mblodhën miliona nga mërgata shqiptare dhe që shumica e tyre dyshohet se u abuzuan nga menaxherët e tyre, milioner të pas luftës në shtetin e ri të Kosovës dhe figura kuqë të politik bërjes.
“Marr në tërësi një kërkesë e tillë nga ana e Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit drejtuar mërgatës kosovare-shqiptare, për tejkalimin e situatës me COVID-19, vjen pasi që arkat shtetërore janë të zbrazura. Edhe pse kjo kërkesë nuk është shumë popullore, është e arsyeshme, sepse nga dika duhet të tentohet të jetohet në këtë shtet, që së pakut të gjendën fonde për mbështetje emergjente, që së paku të mbushen sado pak, të stabilizohen ato arka të plaçkitura dhe të zbrazura, nga ata që e kanë keq qeverisur këtë vend deri më tani. Këtë zbrazje të arkës së shtetit nuk e ka bërë askush tjetër përveç se ata që e njohin mirë këtë mjeshtri të plaçkitjes, e që ata janë menaxherët e fondeve të shtetit të Kosovës që u formuan para dhe gjatë luftës, dy fondet e luftës 3% dhe Vendlindja thërret, për të cilat në shumicë dihet se si janë shpenzuar deri në vitin 2000, e për të cilat askush nuk ka kërkuar llogari prej askujt edhe pse ka pasur kërkesa të hapura që të arsyetohen ato fonde, për të cilat mërgata në perëndim e ka nda kafshatën nga goja”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”. Tërnava thotë se abuzuesit e fondeve të luftës janë të njohur edhe për qytetarët edhe për drejtësinë, por nuk veprohet kundër tyre sepse janë koka të mëdha politike që menjëherë pas luftës u aktivizuan në institucione dhe i zaptuan ato, e të tillët njihen, sipas Hajrullah Tërnavës, me emër e me mbiemër.
“Ka pasur edhe aktakuza të ngritura nëpër gjyqe pas luftës por ato kanë pushuar, edhe pse bëhej fjalë për disa nga përgjegjësit kryesor të këtyre fondeve. Dihet se përgjegjësit e këtyre fondeve janë figura të larta në politikën kosovare, sikur që është Fondi 3% që si Kryeministër i asaj kohe ishte Bujar Bukoshi dhe ministër i financave Isa Mustafa, dhe për Vendlindja thërret ishin krahu tjetër, ai i LPK-së, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi etj, por me që këtë shtet e menaxhuan deri më tani po këta njerëz, nuk e panë të arsyeshme kurrë që ti arsyetojnë se si dhe ku u shpenzuan e ku mbeten këto mjete financiare, prandaj e kemi situatën e këtillë”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.
Prandaj marre në tërësi ndodhitë e së kaluarës por edhe të së tashmes, të qeverisjeve të fundit të cilat i ka kaluar Kosova, Tërnava thotë se kjo kërkesë e kryeministrit Kurti për mbështetje financiare nga mërgata, mundë të mbetet e pa realizueshme, sepse po kjo mërgatë e mban në mendje se si është mashtruar dhe si është abuzuar me fondet e krijuara në kohën më të vështirë të luftës nëpër të cilën ka kaluar Kosova.
“Prandaj marr në tërësi mërgata gjithsesi e ka humbur besimin në udhëheqësit e këtij shteti, e sidomos kur dihet se edhe sot e kësaj dite janë disa akter të atyre kohërave në krye të politikës dhe nëpër institucione, që i kanë keqpërdorur dhe kanë abuzuar me fondet e luftës. Ata kanë qenë deri dje dhe janë akoma në pushtet dhe në politikë”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot Online)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66