Këto ditë është kthyer në një mister të vërtetë gjendja shëndetësore e Kim Jong Un. Pas operacionit në zemër, filluan të qarkullonin lajme se diktatori kishte ndërruar jetë. Më pas, doli varianti se ai ishte në gjendje vegjetative, në rrezik për jetën. Mirëpo, njoftimi i fundit pretendon se diktatori jo vetëm që është gjallë, por është në gjendje të mirë shëndetësore.
Këshilltari Moon Jae-in ka thënë:
Qeveria jonë njofton me bindje se Kim Jong është shëndoshë e mirë. Nuk është e vërtetë që ai ka ndërruar jetë. Kim Jong Un është duke qëndruar në një nga banesat e tij të pushimeve, jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër fakt që vërteton këtë teori, janë pamjet e marra nga satelitët amerikanë. Portali 38North që është i specializuar për analiza mbi situatën në Korenë e Veriut ka publikuar foto satelitore ku duket treni që përdor diktatori për të lëvizur. Madje, thuhet se ai po qëndron aty, për të mos rrezikuar infektimin nga koronavirus.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66