Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) u bënë thirrje mediave në Kosovë që të përmbahen nga intensifikimi i tensioneve në një krizë shëndetësore.
Karantina e qytetit të Mitrovicës së Veriut ka rezultuar në trajtim medial jo joetik dhe jo adekuat për rrethanat. EFJ denoncon fuqishëm këto mospërputhje të cilat tregojnë për ndërhyrje të fuqishme politike në disa media në Kosovë. Deklarata pa asnjë mbështetje dhe pyetje provokuese të shtruara nga një gazetar i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga Mitrovica e Veriut në lajmet e së Shtunës mbrëma, ngjallën një valë reagimesh në Kosovë.
Vërejtjet rrezikojnë të kontribuojnë në ngritjen e tensioneve midis komunitetit serb dhe shqiptar. Të Premten, portali i lajmeve Sinjali, në pronësi të avokatit Besnik Berisha (këshilltar politik i një ish-kryeministri), krijoi polemikë të nxehtë duke publikuar emrat, adresat dhe datat e lindjes së 210 qytetarëve, kryesisht të përkatësisë serbe dhe rome, të cilët ishin vendosur në karantinë në Mitrovicën e Veriut dhe qytete të tjera.
Pas protestave nga publiku dhe Shoqata e Gazetarëve Serbë në Kosovë (UNS-Kosovë), Sinjali ka mjegulluar informacionin e të dhënave personale të këtyre qytetarëve. Misioni i OSBE-së në Kosovë i kërkoi mediave të respektojnë privatësinë e pacientëve dhe në asnjë mënyrë të mos zbulojnë identitetin e të prekurve. “Situata me COVID-19 kërkon solidaritet dhe bashkëpunim në të gjithë shoqërinë, si dhe midis autoriteteve në rajon,” tha Misioni i OSBE-së.
“Duket qartë se disa politikanë, duke filluar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po përdorin krizën koronavirus për të ndezur tensione politike dhe sociale për interesat vetanake. Ne u bëjmë thirrje gazetarëve që të mos e luajnë lojën e tyre dhe të veprojnë në interes të publikut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i EFJ Ricardo Gutiérrez. EFJ kërkoi sot nga Komisioni i Pavarur për Media në Kosovë të hetojë këto raportime joetike dhe të vazhdojë të monitorojë nga afër mediat.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66