Nuk punojnë këto ditë, por deputetët marrin rrogën, dieta, pagesa për telefon, pagesa për karburant dhe bonuse qiraje duket qëndruar në shtëpitë e tyre
Klasa politike e Tiranës i ‘rrjep’ shqiptarët në të gjitha mënyrat e mundshme, me ligj dhe pa ligj, me dieta, bonuse qiraje, udhëtime, tendera, kontrata mafioze, tendera klientelistë, punësime, licenca, shfrytëzime të pasurive publike, tjetërsim të pronave etj. Ndërsa Edi Rama me disa ministra, drejtorë, klientë të qeverisë dhe oligarkë ka ngritur perandorinë më të madhe të korrupsionit në Evropë, njëzet deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, me disa shtëpi, vila, makina luksoze dhe llogari të majme bankare, janë izoluar këto ditë në një nga banesat e shumta nga frika e koronavrusit, por në të njëjtën kohë marrin edhe 350 mijë lekë në muaji pagesë qiraje nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Këta deputetë paguhen me mbi 2 mijë euro në muaj për të bërë ligje, kontrolluar qeverinë dhe përfaqësuar popullin, por në fakt puna e tyre është të ‘rruajnë’ sa më shumë para dhe të ngrenë kartonët për ligjet e qeverisë së Edi Ramës.
Ata kanë në pronësi disa apartamente, vila, makina luksoze, biznese, llogari të majme bankare, prona etj., por megjithatë Kuvendi u paguan qiranë mujore. Përveç 20 deputetëve që marrin bonues qiraje, të gjithë deputetët e tjerë, ndonëse nuk punojnë këto ditë për shkak të karantinimit, marrin deri në 1 milionë lekë në muaj pagesa për telefon, karburant, dieta dhe honorare, të gjithë këto të përcaktuara me ligj.
Ndërkohë, deputetë të tjerë, si Sadri Abazi, Ilir Beqja etj., marrin tendera duke qëndruar në karantinë, me anë të kompanive që i kanë kaluar në emër të shokëve, nipave dhe familjarëve. Edhe deputetët e PD-LSI, të cilët dogjën mandatet me skenarin e Sali Berishës dhe Ilir Metës për destabilizimin e vendit, marrin çdo muaj 650 euro pagë deri në vitin 2022.
20 deputetët që marrin 350 mijë lekë në muaji pagesë për qira
Kostaq Papa
Luan Harusha
Senida Mesi
Ediola Braha
Nimet Musaj
Enada Kapllani
Arlind Çacani
Edmond Leka
Xhevi Bushaj
Halil Jakimi
Nikolin Staka
Vasil Sterjovski
Ervis Meço
Artemis Dralo
Edlira Bode
Fadil Nasufi
Fatmir Velaj
Fatjona Dhimitri
Eugen Bojaxhiu
Selami Jenishehri
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66