Në vazhdën e përmirësimit të atmosferës nga bllokimi i krijuar prej pandemisë, shkencëtarët kanë dhënë një tjetër lajm të mirë. Më në fund, vrima e ozonit që ndodhej mbi Arktikun, është mbyllur. Kjo vrimë u formua në fillim të këtij viti dhe zmadhimi i saj ishte duke u studiuar nga ekspertët në Shërbimin e Monitorimit Atmosferik.
Ozoni qëndron 9-22 milje mbi sipërfaqen e Tokës dhe është një mburojë mbrojtëse që është përgjegjëse për thithjen e rrezeve UV të diellit, të cilat janë të dëmshme për njerëzit dhe planetin. Sipas shkencëtarëve, një vrimë kaq e madhe nuk ishte parë përgjatë një dekade. Megjithatë, ulja e ndotjes si pasojë e bllokimit, ka ndikuar pozitivisht në atmosferën e Tokës.
Një prej shkencëtarëve ka shkruajtur:
Vrima e Ozonit ka marrë fund. Kjo ishte ngjarja më e papritur për hemisferën e veriut. Tashmë ka ajër të pasur me ozon në arktik. Një vorbull polare jashtëzakonisht e fortë, ka ndikuar në ndryshimin e cilësisë së ajrit. Ozoni më në fund po fillon të shërohet.
Burimi: LadBible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66