Edhe Maqedonia e Veriut është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Rastet më të infektuar me koronavirus janë shtuar edhe aty.
E ditur është bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 36 raste të reja me koronavirus.
Më tej është bërë e ditur se prej rasteve të reja 22 janë në Shkup, 4 në Kumanovë, 3 në Prilep, 3 në Strugë, Veles 3 dhe Manastir 1.
Gjithashtu mësohet se në Maqedoninë e Veriut janë shëruar edhe 18 pacientë të tjerë nga koronavirusi.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi nuk janë ndalur as në Maqedoninë e Veriut. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Kujtojmë këtu se gjatë ditës së djeshme presidenti i Maqedonisë së Veriut gjatë një konference për shtyp tha se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë edhe për 30 ditë të tjera.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66