Policia e Gjakovës për Gazeta Blic ka dhënë detaje rreth vrasjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në fshatin Nec .Nga Policia konfirmohet se viktima është i moshës 22 vjeçare ndërsa i dyshuari për këtë vrasje është një 25 vjeçar.Motivi i vrasjes eshte fjalosje e qastit ne mes të dyshuarit dhe viktimës thuhet nga Policia raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i policisë Gjakovë
“Mbrëmë rreth orës 19:50 Policia në Gjakovē nga spitali Rajonal, është njoftuar për një rast vrasje në fshatin Nec. Njësitet policore të Stacionit Policor dhe Hetimeve Rajonale i janë përgjigj rastit. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armē dhe ka shoqëruar 2 përsona nē cilësi të dëshmitarëve ndërsa një person është arrestuar në cilësi të të dyshuarit. Trupi i pajetë i viktimës D.GJ 22 vjeçar me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML ndërsa i dyshuari D.P 25 vjeç ndalohet për 48 orë.Motivi i vrasjes eshte fjalosje e qastit ne mes të dyshuarit dhe viktimës”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66