Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërkohë që i ndjeri u gjet i pajetë nga vëllai i tij, i cili njoftoi policinë.
Viktima u identifikua si 38-vjeçari Leonard Murrizi, banor i lagjes “Çlirimi”.
Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet prania e forcave të policisë dhe ushtrisë, gjithashtu edhe autoambulanca.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së papritur të 38-vjeçarit, ndërkohë që vëllai i tij shprehet se i ndjeri nuk ishte përgjigjur telefonit ndonëse zilja binte.
Vëllai i viktimës ka shkuar te apartamenti dhe ka trokitur gjatë, por dera nuk është hapur, ndërsa nga brenda dëgjohej zilja e celularit të tij, kur i bënin thirrje.
Në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur hapjen e derës, ku u konstatua se 38-vjeçari kishte ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.
Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit, ndërkohë që do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së tij.
Policia e qytetit të Elbasanit nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66