Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një grua është gjetur e pajetë.
E ndjera jetonte e vetme në lagjen “5 Maji” të qytetit.
Ka qenë djali i saj që ka konstatuar lajmin e trishtë, i cili jeton dy pallate më tutje.
Ai e mori në telefon, por e moshuara nuk iu përgjigj. Kjo bëri që djali të shkonte në shtëpinë e nënës së tij, duke e gjetur atë të vdekur.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vdekje natyrale, apo ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore, rezultati i së cilës do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së gruas së moshuar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66