Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Tiranë. E ditur bëhet nga policia se një grua është hedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ajo ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Në njoftimin e policisë shkruhet se rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe.
Po ashtu e ditur bëhet se po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Është njoftuar nga policia edhe se dyshohet se gruaja se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66