Paulo Dybala duket se është shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe tashmë mezi pret të rikthehet në stërvitje pët të bërë atë që i pëlqen më shumë: të luajë futboll.
Së fundmi, ai ka folur për kanalin “AFA Play” lidhur me karantinën e tij dhe si i përjetoi simptomat e COVID-19, nga i cili u prek bashkë me të dashurën e tij, Oriana Sabatini.
Dybala rrëfeu:
Ne kishim shkuar në shtrat për një sy gjumë dhe kur u ngritëm, kishim marrë dy mesazhe nga mjeku i Juventusit, i cili na thoshte se ishim pozitivë. Telefonuam familjet për t’ua thënë këtë, para se Juventusi të lëshonte deklaratën për mediat.
Gjendja shëndetësore? Tani për fat jemi shumë mirë. Nuk kemi pasur shumë simptoma. Ajo ndjehej më mirë. Unë kisha simptoma shumë më të forta se Oriona. Ajo kishte një trup të lodhur, ndërsa unë kollë, të ftohtë natën, dhimbje koke…etj.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66