Konfirmohen 2 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi është konfirmuar së fundmi nga ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.
Vdekjet e fundit ë çojnë në 34 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga koronavirusi në këtë vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithashtu 49 raste të reja infektimi.
Numri total i të infektuarve ka arritur në 760.
“Një pacient 73 vjeç nga Prilepi vdiq në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile në Shkup, ai u shtrua në spital më 1 prill, kurse në Kumanovë vdiq një pacient i porsadiagnostikuar, 76 vjeç në Klinikën e Hematologjisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66