Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin në total në 377 të infektuar.
Nga këto, 2 raste të reja janë regjistruar në Durrës duke e çuar në 38 numrin total të të prekurve në këtë qytet.
Abcnews raporton se dy rastet janë komshinj të 77-vjeçarit që ndërroi jetë disa ditë më parë, i infektuar me Covid-19.
Ata janë burrë e grua, 39 dhe 37 vjeç, të cilët dyshohet se kanë patur kontakte me 77-vjeçarin.
Një tjetër version i infektimit të tyre është edhe frekuentimi i ambienteve të përbashkët, pasi jetojnë në të njëjtin pallat.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66