Kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
Më tej është shprehur:
Gjatë 24 orëve të fundit, e gjashta me radhë, nuk ka të infektuar ri me koronavirus, që do të thotë se numri i të infektuarve me virusin e rrezikshëm mbetet 51, prej tyre dy janë nga Qendra Zhupë. Në 24 orët e fundit, në mesin e personave të regjistruar të trajtuar nga Instituti i Shëndetit Publik janë katër bashkëqytetarë tanë, të cilët po mjekoheshin në shtëpi. Aktualisht, 53 persona janë në izolim shtëpiak.
Po ashtu ai ka treguar se në Dibër nuk janë nuk ka pasur shkelje të rendit dhe të qetësisë publike. Më pas ai ka shtuar:
Gjatë kësaj periudhe krize, përveç problemeve të tjera që kemi pasur, kemi hasur edhe në dezinformata të publikuara në rrjetet sociale. Për të mos krijuar koncept të gabuar, ne kërkojmë nga qytetarët për gjithçka që dëshirojnë të dinë të na kontaktojnë në zyrën për informata, ku do të marrin informacione zyrtare në lidhje me ndonjë çështje.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në gjithë Maqedoninë e Veriut. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66