Tjetër bilanc tragjik ka regjistruar Mbretëria e Bashkuar teksa janë shënuar 917 viktima brenda ditës. Numri total ka shkuar në 9 mijë e 875 kurse sot në krahasim me ditën e djeshme ka një rënie të lehtë prej 63 viktimash.
Nga ana tjetër është shënuar dhe viktima më e re në ishull, një 11- vjeçar i cili vdiq nga COVID-19 në Angli. Po ashtu Mbretëria e Bashkuar ka dëgjuar këshillën e testimeve masive duke bërë vetëm dje rreth 18 mijë.
Anglia dhe Franca mbajnë për momentin ritmin më negativ sa i përket viktimave nga koronavirusi teksa janë shënuar 78 mijë e 991 raste në total.
Ndërsa The Guardian raporton se gjysmë milioni “shtëpi boshe” të Anglisë duhet të hapen për punonjësit e shëndetit në vijën e parë të pandemisë koronavirus, të cilët kanë nevojë për akomodim afër vendeve të tyre të punës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66