Analisti Agron Demi ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për heqjen e reciprocitetit dhe emërimin e një Qeverie të re.
Ai ka thënë se disonanca konjitive është dërmuese për shëndetin e shumëkujt por jo edhe për presidentin, pasi që sipas tij, ai kështu mbijeton.
Përmes një postimi në Facebook, Demi ka thënë se “Thaçi përdorë dy kanale komunikimi. Twitter-in e përdorë për të lajmëruar heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, e Facebook-un e përdorë ashtu si PLAN-i për me kritiku 1000 donacionet për testet e Covid-19 nga Serbia”.
Sipas tij, “Thaçi mediave ndërkombëtare u thotë se, si një ‘boshkobuhë’, ai vetë ka qëndruar larg vijave të frontit, e në mediat vendore fyen si ‘boshkobuhë’ luftëtarët e vërtetë si Anton Quni”.
“Kur partia e tij është në pushtet Kushtetuta interpretohet si ‘nuk ka qeveri pa fituesin e zgjedhjeve’, kur është në opozitë qeveritë krijohen edhe duke anashkalu fituesin. Kur situata është e zakonshme ai kërkon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme; e kur situata bahet e jashtëzakonshme, ai sillet zakonshëm, ngase dikush si ai në kriza funksionon më së miri. Në Kosovë i bën homazhe Rugovës, e në Vjenë, Paris e Londër e promovon biografinë e sponsorizuar nga ai ku Rugova etiketohet si alkoolist kronik. Për shumëkë kjo disonancë konjitive kish me qenë dërmuese për shëndetin, po jo për Presidentin, ai kështu mbijeton”, ka shkruar ai.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66