E hëna e sotme ishte një ditë e zezë. Disa ngjarje të rënda kanë ndodhur në vendin tonë sot.
Ndërsa së fundmi detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë.
Aty u vranë me armë zjarri Preng Simoni dhe Kol Murrani, i cili ishte rapsod i njohur në Lezhë.
Ndërsa gazetari Elidon Ndreka ka bërë të ditur se rapsodi dhe miku i tij ishin nisur sot nga Lezha drejt vendlindjes së tyre.
Po ashtu ai ka bërë të ditur se familjarët tyre janë shqetësuar, pasi nuk kishin mundur të komunikonin me ta.
E ditur është bërë edhe se kjo ngjarje e rëndë mund të ketë ndodhur për motive pronësie. Afër vendit të ngjarjes është gjetur edhe një motor i braktisur.
Ka dyshime të forta se atë mund ta kenë lënë autorët e krimit. Policia po heton për ta zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66