Dy automjete janë përfshirë nga flakët pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.
Burime nga policia bëjnë me dije se automjetet janë në pronësi të ish-kryegjykatësit Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij që punon në bashki.
Të njëjtat burime nuk kanë saktësuar nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.
Policia njofton se:
Në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Ndërkohë, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur edhe një video nga vendngjarje ku shihen dy automjetet e përfshira nga flakët.
Automjetet ishin të parkuara në një rrugë në lagjen “Kongresi” të qytetit, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”.
Forcat e policisë dha to zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.
Dëshmitari shprehet se kanë dëgjuar shpërthim të madh, por policia ende nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66