Daut, a tu kujtua Shkelzeni dhe Luani kur pije kafe me Milan Radoiçiqin?
Daut Haradinaj, vellau i ish Kryeministrit Ramush Haradinaj paska deklaruar se nuk do ti pranonte testet nga Serbia edhe sikur të ju ngjallnin vëllezërit!
Në fakt, do të ishte një reagim i pranueshëm sikur ta bënte Bacë Rifat Jashari, përfaqësuesi më i denjë i familjes Jashari.
Por është reagim qesharak nga Daut Haradinaj apo edhe nga Ramush Haradinaj.
Kjo për arsye se këtyre dyve nuk e di nëse iu janë kujtuar vëllezërit e tyre të vrarë gjatë atyre takimeve me kafe e raki me kriminelin Radoiçiq.
Të dy vëllezërit Haradinaj, pra Ramushi e Dauti kanë miqësi të mirë me kriminelin tashmë në kërkim nga drejtësia Kosovare e i cili dyshohet për planifikimin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Të na tregoni sa patriot jeni e në të njëjtën kohë të keni mik Radoiçiqin është kontradiktë e madhe, pra nuk ju beson askush.
Ju edhe mundeni të na shitni patriotizëm të rremë, por pastaj nuk mundeni, sepse më nuk ju beson askush.
Daut, a tu kujtua Shkëlzeni e Luani kur po pije raki me Radoiçiqin?
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66