Mirëpo, përveç frikës e stresit, koronavirusi duket se ka ulur ndjeshëm edhe dëshirën seksuale te shqiptarët.
Një gjë e tillë është pohuar nga andrologu dhe seksologu i njohur Ervin Dani, i cili ka deklaruar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, se një nga pasojat psiko-fizike të Covid-19 në shoqëri është edhe reduktimi i aktivitetit seksual.
Dani theksoi se numri i vizitave apo konsultave mjekësore ka pësuar rënie drastike që prej shpërthimit të koronavirusit, ndërsa shton se një gjë të tillë nuk e ka hasur kurrë më parë në karrierën e tij si mjek.
Ai tha:
Dua të vlerësoj që po diskutoni një temë që deri para shumë kohësh ishte tabu`. Unë si mjek që merrem me shëndetin seksual prej 40 vjetësh ju përgëzoj. Unë mund të them që me problemet që ne po kalojmë sëbashku, kërkesat për të diskutuar apo për të marrë konsultë për marrëdhëniet seksualet në 2 muajit e fundit kanë një rënie. Neqoftese unë jam një mjek që konsultoj rreth 30-40 raste në ditë për problemet e disfunksionit elektril apo çrregullimet seksuale në kohë normale, në ditët e sotme kjo kërkesë ka rënë në 2-3 konsulta në ditë, edhe pse një pjesë e konsultave janë kthyer online. Por mund të them që kjo është një rënie që unë nuk e kam vënë re gjatë gjithë jetës sime.
Më tutje, mjeku seksolog nënvizoi se kjo rënie drastika e vizitave mjekësore dëshmon se situata që po kalojmë prej koronavirusit, ka ndikuar ndjeshëm edhe në jetën seksuale të njerëzve.
Ai shtoi:
Marrëdhëniet sekusale pavarësisht se janë një moment instikti, në raste të veçanta kur kemi një stres dhe një problem më të madh që dominon në marrëdhënien në çift, si rrjedhojë dhe marrëdhëniet seksuale zvogëlohen dhe në rastin konkret kjo situatë ulë dëshirën seksuale. Një rast tjetër mund të jetë që edhe kur një çift ka një problem më të madh që e shoqëron, kalon në “dorë të dytë” marrëdhënien e tyre seksuale. Përveç kësaj mund ta trajtojmë problemin edhe në kuadrin e faktorit psikologjik. Në rastin konkret kemi një ngacmim të sistemit nervor simpatik, ku pjesë e tij është sistemi nervor i alarmit, pra të gjithë jemi të ngacmuar për situatën që po kalojmë prej koronavirusit, dhe ky sistem bën që të ulim efektet e ereksionit dhe aktivitetit seksual.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66