Presidentit po i ngutet shumë që të bëjë një qeveri nga grupimet politike që e kanë zhvatur shtetin tash e dy dekada – PAN-LDK dhe Lista Serbe. Thirrja në institucione demokratike, mund të përkthehet si manipulim me vullnetin e popullit, hajni dhe taktizim politik i stilit mafioz.
Nuk ekziston asnjë nen i Kushtetutës që e pranon këtë lojë politike me qibrita, aq më pak devijimin e vullnetit të popullit, të shprehur qartë në zgjedhjet 6 tetorit të vitit të kaluar. Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, u organizua dhe u dirigjuau pikërishtë nga liderët hajna dhe kriminelë, gjoja për të mbrojtur një miqësi që po rrezikohej.
Liderët e LDK-ës, PDK-ës, AAK-ës, NISMA-s dhe AKR-ës, mezi po presin të kthehen në pushtet, për t’i menaxhuar “mirë” lëmoshat që do të na i japin kryesishtë vendet evropiane, si ndihmë për t’i zbutur pasojat e shkaktuara nga virusi covid-19. Nuk ka asnjë dyshim që lidert e këtyre partive e kanë syrin edhe tek buxheti i cfilitur i Kosovës, i cili vitin tjetër mund të dalë 20 deri 40 përqind më i vogël se sa buxheti i këtij viti.
Akrobacionet politike të Presidentit për të korrigjuar vullnetin e popullit, për interesa personale dhe për të shpëtuar liderët e PAN-it nga drejtësia, janë aventurë politike, që mund të përfundojë me pasoja serioze për ta dhe për shtetin. Lufta e tyre është si lufta e Don Kishotit, i cili u kishte shpallur luftë mullinjëve të erës.
Zgjidhja e vetme logjike është ballafaqimi me pandeminë, dhe pasi të çlirohemi prej saj, partitë politike duhet ta kërkojnë sërish legjimitetin nga populli – në zgjedhje të reja. Nuk ka asnjë arsye për nxitim, sepse siç thotë populli: kush ngutet, për*utet!
Rifat Buzuku
///
Abdullah Abdullahu
- Këtij po i ngutet se koha i mbaroi, shpëtim nuk ka . Posa te mbarojë kjo gjendje me virusin turma te tera do vershojnë Prishtinën si ne fundvitet e 80‘ ta kur kerkohej doreheqja e Rrahman Morines, protesta javore , ky do largohet i poshteruar dhe nuk i shpeton gjygjit , per te bemet e tij kunder vendit dhe qytetarëve te Kosovës ky ka per te perfunduar më keq seq mund ta paramendojme ne.
Rifat Buzuku
- Unë mendoj se ka ende vend për shpresë. Për shembull, me shkue në zgjedhje të reja, dhe NISMA i fiton 31 deputetë, ndërsa AAK-ja 30 deputetë, ndryshon gjendja. Sipas analizave të mia, kam përshtypjen se popullin e ka marrë malli me i pa në televizor dhe në qeveri Ramushin dhe Fatmirin! Këta dy janë mjeshtër me e zbrazë buxhetin, plus me shtrue krejt Kosovën në asfalt. Kjo e fundit, sipas disa zbulimeve nga Fatmiri dhe Ramushi, curinavirusi nuk zhduket pa e shtruar krejtë Kosovën në asfalt. Unë jam me këto dy parti. Kur të votoj, gjysmëm e votës kam me ia qitë AAK-së, dhe gjysmën tjetër NISMA-s dhe AKR-ës. Dhe një votë ekstra Hashimit, nëse më tepron ndonjë!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66