Tronditjet aktuale politike në Kosovë, ndoshta shënojnë tërmetin e fundit politik para shpërbërjes së bandave mafioze që kanë drejtuar dhe udhëhequr kapjen dhe plaçkitjen e shtetit tash e mbi 20 vjetë me radhë.
Pas suspendimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, me Isa Mustafën si autorë keyesor, tash na doli Hashimi si iniciatorë i copëtimit të Kosovës, dhe lojtar “kryesor” i formimeve të qeverive dhe manipulator i vullnetit të popullit.
Hashim Thaçi ka arritur të vijë në krye të shtetit falë mbështetjes nga mercenarët dhe agjenturat e huaja (serbo-ruse). Ky njeri nuk posedon asnjë tiparë intelektuali; ky është thjeshtë një njeri shul, por ama sherraxhi me potencial të madh.
Hashimi është njeri që me qejf nënshkruan secilën letër që ia nxjerrin në tavolinë, sa herë që i ofrohet rasti. Ky nuk di si duhet as shkrim, as lexim! Ky është thjeshtë një kopje e Sinan Hasanit, të cilit UDB-a ia shkruante librat, për ta paraqitur para popullit si intelektual. I tillë po na del edhe Hashimi – intelektual i rrejshëm, analfabet ordiner.
Një popull që ka një presidentë si Hashimi, është popull i mallkuar, dhe i dënuar me ndëshkim dhe poshtërim!
Rrjeta politike e Hashimit është si rrjeta e merimangës. Në atë rrjetë janë kapur Isa, Ramushi, Dauti, Fatmiri, Pacolli, Pacovi e shumë të tjerë. Secili që ka përfunduar në rrjetën e Hashimit, nuk ka përfunduar mirë.
Kur kthehemi te premtimi i LVV-ës dhe LDK-ës për çkapjen e shtetit, unë jam shumë pesimistë. Nuk ka parti politike që mund ta çkapë shtetin e kapur nga mafia tash e 20 vjetë, me shefin e mafias në krye të shtetit.
Në shtetin e kapur nga hajnat dhe kriminelët, shpresat e shuara për një jetë më të mirë, po më duken si ëndërr. Ëndërr po më duket edhe beteja e Albin Kurtit, për ta çkapur këtë shtetë të kapur e të leckosur!
Sidoqoftë, nuk duhet të dorëzohemi, sepse duhet të llogarisim e shpresojmë në fuqitë rezervë të popullit! Ndoshta populli mund t’i shkarkojë me forcë hajnat nga kolltuqet e uzurpuara, dhe t’i tërheqë zvarrë si kriminel rrugëve të Kosovës.
Populli vërtet është lodhur nga liderët hajna, si puna e Hashimit, Isës, Ramushit, Fatmirit, por beteja ndaj popullit nuk mund të fitohet. Kush i shpallë luftë popullit, përfundon si diktatori i Rumunisë, Nikolla Çaushesku!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66