Në njoftimin për shtyp shkruhet:
Sot në klinikën infektive të Kosovës ka ndërruar jetë oficeri i Doganës, i cili ishte infektuar me COVID 19. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për shtyp, Dogana e Kosovës, duke thene se i ndjeri ishte drejtues i pikës së kalimit kufitar të Vërmicës. Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficerët doganorë të parë, i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Doganës duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themeloi dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikës së kalimit kufitar të Vërmicës. Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit. Dogana do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve.
Kujtojmë këtu se thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në Kosovë. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66