Si bëhet e ditur para dy javësh, ai u këshillua që të rrinte i izoluar në shtëpinë e tij në Lipjan. Por pas 14 ditësh pozitiv për koronavirus kanë rezultuar edhe mbi 20 familjarë e fqinjë të tij.
Burrit iu tha se duhet të kishte kontakt vetëm me familjen e ngushtë, por dyshohet se ai nuk e ka respektuar këtë gjë.
12 nga personat që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus janë me vendbanim në Lipjan. Kurse të tjerët janë me vendbanim në në Pjetërshticë të Shtimes. Mes të infektuarve është edhe një grua shtatzënë.
Dyshohet se burri nuk e ka respektuar masën e izolimit dhe se shkuar për vizita te familjarët e tij.
Ndërkohë në gjithë Kosovën vazhdojnë thirrje për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66