Një doktor i cili po punonte në vijën e parë të frontit gjatë krizës së koronavirusit ka ndërruar jetë.
Dr Anton Sebastian, ndërroi jetë në Spitalin Kingston të Britanisë së Madhe, pasi ishte futur në terapi intensive.
Ai është mjeku i 13-të që vdes nga infektimi me koronavirus. Vetëm pak ditë më parë, ai kishte rezultuar pozitiv ndaj testit të Covid 19, por simpomat e tij u përkeqësuan brenda pak kohe.
Një zëdhënës i spitalit tha:
Me shumë dhimbje konfirmoj vdekjen e Dr.Anton, i cili ishte pjesë e ekpit tonë. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së tij. Ai ishte një kirurg mjaft i përkushtuar i cili kujdesej me shpirt për pacientët e tij.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66