Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka treguar se sa parë janë mbledhur nga donacionet e mërgimtareve për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Kosovë.Bislimi përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se deri më tani në llogarinë e Qeverisë janë derdhur 391.886 euro.Ministri ka treguar saktë se sa parë janë dhënë nga Zvicra, Gjermania, Suedia, Norvegjia, Austria, Anglia e Belgjika. Në shkrimin e tij ka potencuar se para janë dhënë edhe nga qytetarët që jetojnë në Kosovë rreth 22 mijë euro.
Shkrimi i plotë i Bislimit:Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.
Shumë faleminderit secilit prej jush.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66