Spanja është në kohë krize për shkak të koronavirusit. Kampionati është pezulluar dhe nuk dihet kur do të rifillojë, por mesa duket, Barcelona nuk shqetësohet aspak nga kjo situatë.
Klubi katalanas vazhdon të jetë i përqëndruar për të arritur te objektivat e saj në merkato për sezonin e ardhshëm.
Vetë presidenti Bartomeu ka theksuar se klubi ka kapital të mjaftueshëm për të shpenzuar në verë.
Objektivat e merkatos janë Neymar dhe Lautaro Martinez.
Të dy lojtarët janë të preferuarit e Leo Messit për repartin e sulmit dhe drejtuesit do bëjnë maksimumin që reparti ofensiv i vitit tjetër të përbëhet nga kjo treshe.
Blaugranët pretendojnë të nisin një cikël të ri fitues, duke hequr dorë nga Luis Suarez si dhe Osman Dembele që nuk bind për shkak të brishtësisë së tij fizike.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66