Australia raportoi një rënie të vazhdueshme të infeksioneve të reja të koronavirusit dhe kreu operacionin detar më të madh në Sydney Harbour.
Në përpjekjen për të zbutur përhapjen e pandemisë, shteti ka dëbuar anijet e huaja dhe sidomos krocierat, kështu që brenda një dite, i furnizoi të gjitha me karburant dhe u tha “udhë të mbarë”.
Rastet e konfirmuara u rritën me 198 gjatë 24-orëve të fundit dhe numri i viktimave u rrit në 30.
Kjo e mbajti normën e përditshme të infeksioneve të reja të vendit në rreth 5%, shumë më e ulët se 25-30% të regjistruar rreth dy javë më parë, por zyrtarët theksuan se ishte ende shumë herët për të pretenduar fitoren.
Zv.Shefi i Shëndetit tha:
Ajo që unë me të vërtetë do të tregoja kujdes është që të mos mendojmë se e kemi kaluar këtë situatë dhe të fillojmë të “festojmë” për fitoren. Nuk duhet të tregohemi të nxituar, duhet të vazhdojmë akoma të respektojmë rregullat. Madje, tani që kemi ulje të shifrave, duhet të tregohemi akoma më tepër vigjilentë. E gjithë puna e fortë e australianëve ka filluar të japë dividentë të vërtetë për sa i përket jetës së shpëtuar dhe infeksioneve të parandaluara.Secili nga ne mund të shpëtojë një jetë, ose dikush nga ne, duke bërë një gjë të gabuar, mund të rrezikojë një jetë.
Anijet e lundrimit janë bërë një pikë interesante në reagimin e Australisë ndaj pandemisë, me zemërimin e publikut pasi Princesha Ruby Carnival Corp u lejua muajin e kaluar të zhvendoste pasagjerët në Sidnej, shumë prej të cilëve më vonë u testuan pozitivë për COVID-19.Anijet e lundrimit janë përgjegjëse për rreth 20% të rasteve të koronavirusit të Australisë.
Shtatë vdekje dhe më shumë se 600 infeksione i janë atribuar vetëm Princeshës Ruby.
Vendimi i Australisë për të mbyllur portet ka çuar në negociata të tensionuara me disa anije ende në ujërat e saj territoriale.
Operacioni në Sydney Harbour po ashtu lejonte transferimin e ekuipazhit midis anijeve për të mundësuar punëtorët të bashkoheshin me anijen që shkonte më afër shtëpisë së tyre.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66