Përsiatje në karantinë
Jeta në burg
Dita e parë e burgut është dita më e gjatë;
Java e parë e burgut është java më e gjatë;
Muaji i parë i burgut është muaji më i gjatë dhe
Viti i parë i burgut është viti më i gjatë.
Me kalimin e një viti në burg çdo gjë bëhet normale.
Dita e parë e burgut është dita më poetike, po ashtu edhe java e parë në burg është poetike, pastaj çdo kthehet në prozë…
P.S. Atyre që e kanë përjetuar jetën e burgut, pak u bën përshtypje jeta në karantinë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66