Një atentat i dyfishtë ka tronditur Durrësin pasditen e sotme, ku dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri.
Raportohet se viktimat ishin vëllezër me njëri-tjetrin. Ata janë Besmir Haxhia, 37-vjeç, i cili ishte biznesmen dhe drejtonte një shërbim karotreci, dhe Viktor Haxhia, 35-vjeç, me profesion avokat, i cili kishte edhe licencë avokatie, të firmosur nga avokati i njohur, Maksim Haxhia.
Vëllezërit e Haxhia ishin me origjinë nga Puka dhe prej vitesh banonin në lagjen 15, në Durrës, e njohur ndryshe si zona e Spitallës.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si tregu i makinave, në afërsi të Shënavlashit.
Viktimave u është zënë pritë nga persona ende të paidentifikuar teksa po udhëtonin me makinë, të cilët kanë qëlluar në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66