Një lajm i rëndë raportohet nga vendi ynë. Aktori dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja ka ndërruar jetë.
E ditur bëhet se aktori i njohur me të cilin u rritën breza të të tëra ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare. Artisti i njohur ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Tiranë.
Rikard Ljarja kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë. Për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë prej koronavirusit, ceremonia mortore do të bëhet me shumë pak persona të pranishëm.
Mësohet se lamtumira e fundit do i jepet në qytetin e Shkodrës, pasi ashtu e ka lënë amanet. Familja e tij ka falenderuar stafin mjekësor që u përkujdes për një kohë të gjatë.
Rikard Ljarja pati role të shumta, por mund të thuhet se më së shumti ai është ngulitur në kujtesën e shqiptarëve me rolin e Dedës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66