Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka thënë se rritja e numrit të personave të prekur me COVID-19 në Kosovës nuk është e mirë.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se distanca sociale po tregon rezultat edhe në Gjermani.
Heldt ka bërë thirrje që të respektohen masat e sigurisë.
“Vendet e Bashkimit Evropian po kalojnë një periudhë sfiduese me bllokime të mëdha si në gjithë botën. Por distanca sociale po shihet se është formë efektive, gjithashtu edhe në Gjermani. Rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë nuk është e mirë. Të gjithë mund të tregojnë përgjegjësi duke respektuar masat e sigurisë”, ka shkruar Heldt.
Numri i personave të prekur me coronavirus në vend ka arritur në 387, kurse 66 të tjerë janë shëruar. /Telegrafi/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66