Po mos e pelqeni bre aman, pa e lexua, se s’po m’ duhen pelqimet. S’jetohet prej tyne!!!
Unë jam hija që s’vritet
*__________
Unë jam kopil! Po! Kopil kopili jam!
E di, se nuk idhnoheni, se s’asht gradë komandantësh, prandaj ua thashë, që mos t’mundohi me m’gjetë emën ma t’mirë,s’e kot e keni!
Oh sa mirë, me i thanë vetës kopil, me pështy n’fytyrë, e mos më pasë, kush çka me t’thanë, e çka me t’ba!
Heret jam çua, e shamjet ua kam marrë. Keni mbetë cufil nji kambë!
Sot, vetës ballin ia kam nxi! Juve zanin s’dua t’ua ndëgjoj!
Jeni mësua me pëlcitë, si zorra n’prush, sa herë t’zezat, qitë ua kam për fushë! Sot s’keni çka me m’ba, se vetës po i them qen, kal, gomar, mi, macë!
Grada hajnash po vari n’gjoks, e terpinë po ua shti, juve që jeni pa njolla, pa shibla! T’bardhë jeni krejt!
Jargët po i pi, e t’vjellat po ua çoi juve, t’situnve, qe mësua jeni me pi ujin e kulluem në 86-të gurtë, rrashtat e thata të deputetve!
Mundeni vetëm me këqyr seri, e m’u ruejtë, mos t’iu pëlcet zemra!
Sot, s’keni pse me m’sha! E shaj vetën unë! Se t’shamet prej jush i mësova!
E shaj nanën time, se asht vetëm e imja. Jo e jueja, se ju t’virgjër e keni! Ju jeni engjuj, që iu solli lejleku, birës oxhakut! E çuditërisht nuk iu nxiu çaxha?!
E shaj vetën, a s’e shajë, asht puna ime! Asht poshtërsia ime, fytyra ime! E zeza ime asht!
Ju, kurrë s’keni me ditë, a asht si pendla e korbit, krejt futë, apo edhe ma e zezë!
E mallkoj, a s’e mallkoj, e truej apo e nemi vetën, asht pikadon qejfi im, besimi n’Zotin tim, jo n’tuejin, se ju s’i besoni vetës, e le ma Zotit!
Ju, veç mundeni me i zgurdullua sytë, me i rrotullua si naleti!
Juve, s’po iu hi n’megjë, s’po ua ndali vadat e ujit, arava e kopshtieve tueja, mija hektarësh, t’bleme për 5 euro ari!
Çka baj me lëkurën tim, mundet veç nana ime, me m’nemë e me vajtua, ju as me m’denua, as me m’gjykua s’mundeni. Veç lpendrat i keni n’dorë. Zogu, moti asht tue fluturua për hava!
Ju, mundeni me vra vetën, që s’po mundeni, me vra hijën time!
Që s’po mundeni, me çua djersën time, n’mullijtë tu!
S’po mundeni, me blua trunin tim, me gurtë tu, e me ma shpërla, qyshë ua ka shpërla dreqi juve, që mateni me rrezet e diellit n’mengjes, e shkurtoheni n’mesditë! E n’mbramje iu han terri krejt!
M’keni vu emna tyrli-tyrli! Hesap për njeri, ba s’m’keni!
Mundua jeni, me m’prishë me gruen, me çikën, me nanën, me krejt botën.
I keni xhveshë lëkurat, nga tri herë n’sene, e mundua jeni me mashtrua edhe Amerikën, me lëkurat tueja t’larme, se sa Pro tyne jeni! E rrejtë e keni edhe vetvetën, e keni mbetë jashtë lëkurave tua. Ato s’iu kanë nxanë ma, se jeni fry si rrshiqi!
Ky asht kopil, iu keni thanë! Stërkopili! Asht le kur s’duhet, e rritë qyshë s’duhet! Librat e kan tranua!
Popullit i ka ba magji, e tash, s’po mundet m’u nda prej tij!
E ka gjetë nji gur krype, veç Cy e Cy po ban, e krejt mbas tij po shkojnë!
Na, krejt t’mirat i zbritëm nga malet, edhe lirinë, po kët far guri jo!
Jemi ra n’hall me kopilin? Ia kemi ba pikë e pesë ato 86 delet që i pat, e ky fillikat vetëm, po thotë, torishtën e kam plot!
Aman, na ndihmoni ta nxjerrim prej torishtës! Çka t’doni, nënshkruejmë. S’na dhimbset neve toka, se u mësuem me dofar Çakorrash!
Taxhinë na e ka ndërpre. Kuajt s’po na sillën ma nëpër lamë!
Veç edhe 350 milion ti avullojmë diqyshë e t’ia vjerrim hajninë, si kumonën, n’qafë këtij kopili, e mandej ta gjuejmë me gurë: Qe o popull, qyshë ta vjedhi krypën çobani, e ju beeee mbas tij! !
Po, ket kopil po doni me lidhë, që ta bani lamë Kosovën edhe njiherë. Edhe unë sot, prej mengjesit, këtij kopili po i bërtas, po ia shaj t’gjallë e t’vdekun. Po, kot, s’po merr vesh!
Ju rrini anash! Zanin mos tua ndij! Se unë i kam gradat e hajnave n’gjoks!
Kallxoni Mbretit tuej, se jam kopil i lindun para vaktit, i rritun para vaktit, i rrehun para vaktit, i lexuem e i shkruem para vaktit. Para vaktit mësua kam, ç’asht e drejta, e shtrembta, tërpia, lakmia, smira, inati. E majta dhe e djathta! Poshtërsitë e dynjasë mësua i kam para vaktit!
Edhe shkollat i kam krye n’podrume! Kangën knua e kam deri n’gjysë, me gjysë zani, se mbas gjysës ka krisë dajaku n’mua!
M’kanë rreh milicia, m’kanë lidhë, m’kan futë n’birucë!
Jam dalë n’liri! Dhe kur i mbusha mushknitë, me ajrin e lirisë tuej, u rebelova prej gëzimit, kërkova t’fluturoj veri e jug! Por mu thyen krahtë n’rrjeta urash, dhe rashë n’lum! Kur u çova, e pashë lirinë tuej knej urës ,e shava!
E Ju, ma çuet zanin e zi deri n’Amerikë, tue thanë, se ky kopili asht kundër jush!
E pra sot, po e shaj vetën, kopilin që s’po iu len me rrejtë, me shitë, me vjedhë, me i ndrrua lëkurat sa herë ndrrohen stinët!
Tash pëlcitni e shkeleni hijën time, ju hijena, që s’dini kur asht boll!
Kurrizi I Dardanisë, 11.04.2020
Komente
Mergim Vuthaj Të jeshë me jetë të gjatë o Çun Lajçi,unë kurrë nuk bej like pa e lexuar shkronjë për shkronjë si themi ne,kënaqem me shkrimet e tua ???
Sanije Kelmendi te lumt Baca qun sa mire i ke pershkruar ata te cilet e kapen atdheun duke e nda dhe shitur pa pik ndergjegjeje , i hyen valles dhe kapen daullet pa ditur te kercejn vallen dhe pa ditur te ju bien veglave , tani duh duhet pasur kujdes te madh nga k…See More
Latif Rexhaj Rrofsh e vofsh me shendet atje ku kofsh ???
Ilir Hoxhaj Ah sikur te kishe nje grusht te fuqishem me i ra atij mali te dreqnume i cili ashte mbush plot djaj e babezi….
Shkelzen Luka Te lumte pena ore mik sa mir e me qnis. Si gjithmone ti je i paperseritshem.
Te gjith me radh jan vu kush e kush me e vjedh me shum kte shqiptari.
Gezim Bytyqi Shume bukure e me stile i ke thure keto vargje qe te mbushib plot dhibmje e dashuri per kete vend tonin te nemune qe kurre sju hoqen problemet.
Protagonisti i Kopilit eshte realitet i Kosoves , Ballkanit dhe gjithe botes se si nji qune i ri me nji kapacitet si ky kopili i cili ne trupin e tije ma shume ka ngrene dajak se buke , por njikohsishte ka punua me trurin e tije dhe e ka perfekcionur deri ne ate mase qe kure te jeshe me te mendon se e ke enciklopedin perpara.
Te falemnderit shume prej teje per keto vargje.
Krenar Rexhepi O Zoti i madh far ‘vargje’ pas qdo rreshti, pas qdo ‘vargu’ aq te bukur desha mu kthy me lexu edhe 1 here ??????
Kurtesh Kastrati Çun, edhe ne ta dim per falemnder, qe po na lehteson keto dite te Karantines me keto shkrime te mrekullueshme. Paq shëndet…
Murat Dhe Kada Elezi T’falneroj o Çun Lajçi, sot i izolum n’shpin teme, po me heq merzin e gurbetçarit, por vargjet tua jan të mrekulluesheme, dhe me shumë fanatizem i lexoj, pres tjera dhe shumë të tjera…. faleminderit i madhi ÇUN LAJÇI
Ismail Kozgori Te lumt z Çun, se vertet e tregon te verteten, se cka.eshte duke ndollur ne kete moment, ku njerzit luftojne per vdekje apo sherim nga ky Covid 19.
E keta po mendoj per pushtet, si e spjeguat ju.
Pershendetje nga Dardania…
Tixhe Zeka Sikur te kishte kopila te hajrit me shum kosova ..Respekt per ty i nderuar
Refik Ibrahimi Respekt i nderuari Çun Lajçi ,ka kohë që keni dëshmuar që jeni një nga aktorët më të mirë të shqiptarëve,Kryeministri jonë ka nevojë edhe për një përkrahje si kjo e jueja .Një përkrahje të ngjashme do të duhej ta ndiqnin edhe intelektualët tjerë nga të gjitha trojet,ju uruj shëndet të mirë dhe një fundjavë të qetë!
Ofra Ofra Haza Si mos hi pelqejm artistit tone malsor te paqim ??
Mimoza Hakaj-Kelmendi Na knaqe o baca Çun,me t verteten e pame….
Sami R. Thaçi Të lumtë baca Çun ! Po or burrë problem me këta politikanët tanë , këta metamorfizohen o burrë . Po e kthejnë gëzofin bash ashtu si është moti . Ishalla ky i fundit që po i kushton vargje , rri burrë e s’ndërron gzofin …
Shqipe Buzuku Je i mrekullueshëm Çun Lajçi! Mezi pres me i lexua shkrimet tua qe burojnë nga zemra e ndritur e nje artisti shqiptar dhe shume i dashur per te gjithë ne.
Qofsh faqebardhë !!
Naser Halili I perkryer si zakonisht.
Por, dyshoj se atyre qe u dedikohet nuk e kuptojn, ashtu sic ato nuk e kuptojn as Albinin kur flet. Atyre ju duhet nje prrkthyes
Lajçi Labinot Shum burrnisht, troq e mir e ke than rrnofsh e ishalla po vjen koha me ju thurr lavde paris ton prap?
Respekt?
Riza Z. Dreshaj Vec po e trash kurrizin Baca Cun…!
Andrea Reich I madh je Cun Lajqi.vetem ty pot ndihet zani dhe mos pusho .Mos pusho Cun se sa her ti hesht korbat e zi bahen ma te fort.Fjala jote ma ban ma te fort dhe mna bashkon rreth kti njeriu qe na e solli zoti e qe korbat e zi kerkojn koken e ti me 10 miljon…See More
Zenun Nikçi Çuni ka ken,eshte dhe do te jetë,..respekt i nderuar
Lumnije Sadiku Te lumté penda dhe mendja e ndritur!
Respekt pa fund per ty i nderuar.
x
Ismet Rrahmani Respekt per Artistin ton
Rame Lajqi Bac shkrimet tua ,sikur ngjyra e shallit te bardhë si bora pa asnje njollë te zezë!Te paqim me shendet!
Merita Ismaili Sa bukur e pershkruar jeta e nje Kolosi. Te lumte penda!
Ahmet Bojaj Rrespekt per te Madhi Çun Lajçi
Rexhe Kelmendi Respekt
Nela Fejzullahu Pres me pa durim shkrimet tua i nderuar
Shahin Sadiku Rnofsh o Qun lajqi hallall te qoft e dora te lumt per keto shkrime aq prekse kush i kupton
Syle Mujaj Çun Lajçi miralani im i Kullash e Çakorrash,
E paske shkundullua reshk mbi rreshk ketë fishkullim kamgjikosje ……See More
Naim Zhinipotoku …Çun Lajçi mik i pënes e i mendjes !
Kur lexoj shkrimet Tuaja m’thotë mendja se shpresa vdes e fundit, e them k’te se’pse o sot o kurrë zëri i intelektualëve siç Jeni Ju duhet t’buqet që t’a dëgjojnë edhe ata gjarpijë që edhe kur nuk kafshojnë n’a helmojnë.
Zoti t’faltë shnet e rrofsh gjithëherë faqebardhë.Gjithë respekti !
Nektare Gashi Osmani Rrnofsh baca Çun, zemrat na i knaqe.
Nehat Dodaj Sarkazmë sa të duash e mbështjellur me realitet, të lumtë Çun , mooti nuk kam lexuar sarkazmë më të mirë dhe më të pasur me figura . Nuk ngopem së e lexuar , të përshëndes!
x
Linda Krasniqi Na e ndreqe diten Çun Lajçi edhe pse diellin e kemi prezent por prap se prap kemi nevoj per njerez qe na kfjellin mendjen e na bejn ta shohim realitetin,realitet te cilin e paske thurur ne vargjet tua ska qyshe me mire!
Burim Idrizi Rrespekt, qofsh faqebardh
Çun Lajçi. Marre për ata njerz që janë të paisur me Dituri dhe rrin indifirent në kete Kohë.
Fetah Iseni Po more Çun Lajçi shum e qarte nje njeri normal duhet me vnu gishtin kry edhe me thon : qysh mi arsyetu njerzit qe me vjedhin per qdo dit cila asht arsyja e vetme per veq se interesit personal ne nje tragjedi te perbashket .
Anija po fundoset e violonisti nuk e nal violinen
Pershendetje
Agim Doçi Asht KULMI SARKAZMËS së Buzës së Plasun! Asht stili i një burri malcuer gjigand. AT FISHTA dhe FAIK KONITZA kishin me ta pas lakmi. Rrnofsh miralan i Kombit.
Most Relevant is selected, so some replies may have been filtered out.
Çun Lajçi
Author
Çun Lajçi Agim, shumë m’lavdove, ta di për nder! Veç edhe qejfi m’u ba sa t’duesh!
Nehat Curri Spo due me than asgjè tjetèr pervec njè bravo tè madhe , respekt npafundesi i mderuar ?.
Aranit Dunisha Paç shendet e te lumte Pena i madhi Çun Lajçi
Mark Sokoli Ti o i nderuar e ban luften sa 100 ushtar…..
Sarkazmat tua jau grisen mantelin pushtetareve deri ne prishje planesh….Tu ngjatjeta Çun Lajçi
x
Bujar Jakupi Fantastik, zoti t’bekoft.x
Çun Lajçi Faleminderit miku i shtëpisë!
Nexhaip Karanezi Photograpy I nderuar z.Lajçi,perderisa e perkrah te miren te drejten dhe shpresen qe ja ka kthy dinitetin Kosoves Albin Kurti,pse nuk aderon ne VV,sepse mund te kontribosh edhe ti ma ndryshe dhe ma shum per Kosoven,aty i ke te gjith qe flasin shlir dhe veprojn dr…See More
x
Tahir Cukaj Sa herë që lexoj vargjet e poetit dhe artistit ,Çun Lajçi, kuptoj dhimnjen e popullit tim , kuptoj ralitetin e kohes dhe të njeriut që dha gjithçka për vargun, për artin , për kulturen .
Dha e çka nuk dha, Luftoj edhe për kufirin , thuri vargje e kengë për heroin dhe u bë hero i gjallë, dhe vetës i hapi varrin që të vorroset për se gjalli!
Të gjitha i beri vetem pse ishte trim dhe e donte atdheun .Pushtetin dhe pushtetet nuk i deshi kurrë sepse e injoruen dhe e poshtruen , por nuk u gjunjëzuen as nuk do të gjunjëzohet!I tillë ishte dhe mbeti aktori im, poeti im, kaqaku i maleve Dyl Mehmeti!
Tu praroftë pëna e mendja Çun Lajçi!
Most Relevant is selected, so some replies may have been filtered out.
Çun Lajçi
Author
Çun Lajçi Me nderojnë komentet tua Tale, në vazhdimsi!
Mentor Thaqi O Çun Lajçi, pasha nderin që sa grima na ka mbetë pa u zhdukë krejt, nuk kam çka e komentoj, e ke komentua vetë, unë veç po kjajë me shpirtë, po vajtoj veten e mjerimin tonë, po mallkoj, nemën po ia fali së pari vetes e tevona rend deri te rraja e lashtë e jeme. Phu bre Zoti na e baftë surratin qysh e kemi moralin, atdhetarinë dhe shpirtin e mykur, që të na shohin edhe derrat, hijenat, korbat, … që jemi më të shëmtuem sa ata-ato … farë që nuk meritojmë më mirë se që jemi në këtë mjerim! Ani kur po më shesin moral cubat, hajnat, kriminelët … ah, bre, hapu tokë e na përbijë!??????
Kadrie Hajdari Nura SHENDET ?
O qiriu qe shendrit shqiptarine!
Respekt pa funde i nderuar Ç.LAJÇI
x
Skender Haxhiu Kurr mos u ndal zotri Qun Lajqi , ju jeni dashamir i popullit po ashtu ne kemi Respekt ndaj jush .
Arbnor Beqaj Edhe ata qe e shajn , diku nja dy. Faqe ma larg e doin , idolizoin , ja kan zili se esht (kupil ) i lindun para vaktit, . Dikur para ca vitev ish kan njani qe portretin e ktij kopili e majke ne gjoks!
x
Isak Sulejmani E mrekullushme, te Lumt pena Cun Lajci.
Bekir Xh Haliti Je një ndër të paktët që ja u pelcet në fëtyr tê bëmat e horrave politikanëve, sepse shumë “amkademika” e artista janë bothshitun e e ulin koken e bashkojn me bisht ndër këmbë. Respekt Çun Lajçi❤?
x
Kujtim Jahelezi Cun Lajci pa pas fuqine nje Komenti Kisha me te thene vec dy fjale: <<MOS TE SHOFTE MUNIMI KOT>> e jam i binun si qysh i nda drate nje Bacitse e mire ke me i nda edhe ti Ato ne kto dy tri flaje,,,.
x
Arjeta Hamzai Jo veq like,por me u kthy nga dy e tre herë me u lexua shkrimet e juaja nuk mjafton..ju lumtë?
Naim Halili Çun Lajçi ! Je i pa arritshëm , edhe unë me ty jam, me “Kopilin “ jam, ky është shanci i fundit i Shqiptaris ky “Kopili” që të gjithë e dojn ???? falimeneres Çun Lajçi
Ekrem I. Hajdari Në jetë, shumë njerëz dinë se çfarë duhet të bëjnë, por në fund pak bëjnë atë që dinë. Të dish nuk mjafton. Duhet të veprosh
Kamber Mekaj Respekti për Çun Lajçin___Gjergj Fishten e kohes se tanishme… për mua je inspirim i realitetit!
Nazmije Kaci Besa hajnat nuk dine me kupu ket shkrim se, ata dijne me ndrru lekura, me fale toka te Kosoves per interesa te veta dhe, me vjedhe per vehten
Tashi Dedej Gjithë dufi i popullit shqiptar, dhe veçanërisht atij t’Kosovës, është shprehur me gjithë ndjesinë e madhështinë e shpirtit; për të thënë të vërtetat e hidhura për të drejtit, kundër luvgjisë tradhëtare që ka mbuluara e ka kapluar damarët e gjenezës së shqiptarit n’shekuj!
Vite e shekuj nuk e kanë shplarë tradhëtinë që i’u është bërë këtyre trojeve të cunguara prej t’ligut që është i votrës dhe i oxhakut nga ku del vetëm tym i zi – që po i merr frymën kombëtarisë dhe atdhetarisë; t’shiturit sot kanë emra dhe mbiemra dhe gëzojnë reputacion e nuk përbuzen si dëshmori e si patrioti..!
Këto vargje thumbojnë, t’bëjnë të meditosh, të qash dhe të reflektosh; por ata që qajnë e reflektojnë, fatkeqësisht janë shumë pak – sepse kan fluturuar nga ai vend e diku fërkojnë e lëpijnë plagët e hapura nga armiku i votrës..!
Ndoshta se dimë numrin tamam, e këto vargje therëse i lexojmë, dhe aty kuptojmë që jemi shumë; sa më shumë të jemi mund t’ia shërojmë plagët kësaj toke që asht mush me kërpudha helmuese..!
Këto vargje janë lebetitje për liri dhe pavarësi nga këta çibanë që krijojnë rrebeshe shiu për t’u forcuar në një bllok unik i së keqes – siç krijuan stuhinë e turpit 86 gjarpërinj që rrojnë me këto kërpudha..!
Komplimente autorit për këto vargje të arta; ku, rilindasit tanë do t’i kishin frikë t’i lexonin në kohët e sotme – vetëm e vetëm se mbajnë lot e dhimbje, ku shqiptari nuk u pa asnjëherë të qeshë i lumtur në trojet e veta!
Zahir Beshiri Të lumtë zoti Çun ! Kisha pas dëshirë që të bashkangjitën edhe intelektualet tjerë të këti populli ta shprehin mendimin e tyre per rrugën e drejtë të keti populli të vuajtur me shekuj e mos ti përkrahin ata që veprojnë ne dam të keti populli per interesa tyre personale kushdo qofshin ata.populli e shef te miren e te keqen por duhet te bindet cilit duhet ti shkohet mbrapa që njëherë e pergjithëmonë ta shijojmë lirinë sepse e meritojmë,zoti na ndihmoftë !
Gyner Nishliu Dauti Me te vertete e lexova me aq andje e perpikeri dhe tere e thate ju Z.Çun Lajçi ate qe ne kemi ne zemer
Ismet Ajvazi Vlene vetem per ata mbi 55 vjet qe i kane.Une veq po pyeti a jemi na ata qe me 1 e 2 prill brohorisim: Lavdi Marxizmi Leninizmit Enverizmit.Po jemi ata.Parolat dhe programet i kishim po me te njejtat germa.Asnje paroll nuk ishte ne e duam Ameriken asnje.Grupe Marxiste-Leniniste krejt Kosova.Shkuan qysh shkuan deri ne 1999 dhe na shliroi Amerika me aleat e vet.Po te njejtit tash ne e duam Perendimin te gjithe.??? I bame do Qeveri te njejtit njerz, ne shtepi me Leninin ne publik me Perendimin.A thua kush jemi ne? Po e citoj ni serial Turk kur dhendrrit po i thote: vlla Ferman.Edhe vlla edhe dhenderr po me duket diqka nuk shkon.Ps.me Albinin dhe Vjosen qdo here
x
Maki Maqedonci Canolli Sa t’kete Kombi djem qe ja kendojne dhimbjet dhe krenarite me lahute e çifteli, nuk do te vdese kurre! Paç shendet e jete sa Bjeshket e Rugoves ⭐️ i Kosoves! Zanin e zi apo zanin e bardhe, Amerika ka plot shqiptare qe kahere jemi ber Albina ????
x
Naim Salja E baca Çun ate kujtohet kurre erdhe ne milano ne vitin 99 une nuk e harroje kurre ne jet gjithe salla ishin me lote ne sy nga preformanza jote e mrekulluar e duhur ne ate po edhe duhet mos te ndalesh edhe ma shume se ateher se na populli na ka humb UDHA NE OBORR reagimi yt asht per atdhe e per komb nuk po kome fjale nuk ka pershkrim o artist i shkelqyer
Fatmir Dili Respekt i nderuari Artist-Poet… S’ka asgje qe t’i hiqet dhe shtohet ketij vrulli qe t’ka rrjedhe nga zemra e mache e mendja kandil… Lutem qe te jetosh gjate e te perjetosh te bamat e Mira per shqiptarin nga Albini e burrat e grat tjere, se ka shume… Po shume kemi! Te lumt!
x
Nafije Makolli Osdautaj Eshte e nevojshme qe keto vargje qe paraqesin pikerisht tani realitetin tone, te lexohen ne ndonje tv. drejtperdrejte nga goja e te madhit ÇUN LAJQI, qe ti degjojne ata qe duan dhe ata qe nuk duan ti degjojne. Qofsh me jete mjeshtri i pendes Kosovare!!!
Hide or report this
x
Eli Buzuku-Jashanica Fenomenal! Nje shkrim I stilit me te Bukur i nje “Malesori qe vdes ne kembe” – siq thoshte Azem Shkreli ne nje poezi te tij!
Te pacim edhe per shume vite!
Xhevdet Syla Respekt, o mjeshtër i pendës e i fjalës së drejtë, z. Çun Lajçi. E lexova njëher dhe tani e pëlqeva! Shëndet!
Mahmud Mahmudi O i ndërua Çun Laçi Artist e Rapsod.Ashtu siq shkruan i Respektuari Agim Doçi për ju,edhe unë ndaj të njëjti mendim për ju,gjithmon parimor dhe në anen e të vërtetes.shendet
x
Hakije Basholli Sadiku Respekt! Tè lumtè penda pèr kto vargje te bukura ,je njè Artist Shqiptar shumè i dashurè pèr tè gjithè ne.Qofsh faqebardhè!!
Hajri Bekteshi Çun Lajçi, pena e trunit më të qiltër në trevat e shqipes së ditëve tona, kujtoj unë !
I lexoj me andje ato që i shkruan Çuni, sepse janë jo vetëm fjalë të sinqerta, të dlira, burimore, dhe janë komplet shqipe.
Ato nuk lexohen por, thjeshtë kapërdihen, dhe ashtu të plota dhe kumbuese i përbinë vetëm truni i shqiptarit, kujtoj unë, sepse ato që na kanë ndodhur dhe që po na ndodhin neve pak kujtë mundë t’i ndodhin, andaj edhe punimet e Çunit vështirë mund të përkthehen në gjuhë të huaja, po edhe nëse përkthehen nuk mund ta kenë kuptimin e plotë siq e kanë në shqipet !
Qofsh gjithmonë faqebardhë o Çun Lajçi i popullit tënd !
Ali Xhelili Ne vend te grushtit paske thurr nje keng’.
Prandaj jeni Artist.
Ju pershendes me plot trishtim e dashni!
Xh Sylejmani Ju lumtë KURIZI I DARDANISË, ça ti bësh, se gjithë ky “trup” ka vetëm një Kurriz! Mbase të tjerët na i ka zbut armiku a lakmia! A ndoshta janë bërë si dhelpëra me bisht nën vegë ?!!!
Aferdita Bytyqi Te lumte o artist i popullit e atedhetar e malesor …Zoti te bekofte per keto pershkrime qe duket se i shef te gjalla hijenat qe vertet nuk din kur eshte boll …Por optimizmi dhe shpresa qendron ende te populli sepse e kemi shpresen e fundit dhe le te behet qka te behet …ma zi ska ku shkon ….Do i permbahemi te vertetes dhe vetem te Vertetes ….Respekt
Alihajdar Gashi Çun Lajçi plotsisht da kordohdm me ju sarkazma e madhe po halli që 86 jan fut ne lekurën e veç 4 udhëheqsve jokopila gënjeshtar që e vodhën Kosovën asnji prej tyre nuk peshon më pak se 100 miljon euro ne kontot se veç ne Kosov drejtor canke ka roven pa benefite mbi 5000 euro te lumt pra i respectuar Artist i popullit.
Fehmi Haxhimurati I nderuari ÇUN LAJÇi , duhet tju perkujtoni me nje shkrim te tille edhe Akademikve tane te cilet jane strukur , qe i kane vnu vesht ns leshe.
Respekt per ju .
Ismajl Kastrati Shkruna ma shpeshë o i madhi Çun, se në kto momente kur popullinë shqiptarë e ka kapluarë egërsirat(hienat) e dojnë me coptue kemi nevoj më së shumti,paq shëndetë.
Elheme Restelica Te lumte Qun Lajqi e lexoje shkrimin dhe pyse veten a thua ku mbeten intelektualet e Kosoves son ku Zhduken qe 20 vite e lane Kosoven ne duart e te Pa diturve apo ne duart e ature te pak te arsimiar qe sode s’din as qeshet vollneti i popullit …
Skender Hasanaj O Qun Lajqi miri paske qendis e mir i ki radhit keta rreshta sikur te dinin te lexonin e ti kuptonin rrotllat siq thoim ne andej ka Dushkaja po kta nuk marrin vesh e nuk ndalen pa jau qepu ne mes brinave keta nuk kan te ndalun veq i madhi zot edhe Corona virusi ju vjen hakesh njerz mos me dit me u ngi kurr nashta para kjameti jan que pesh
Ilire Spahiu Bajmaku Po duhet kto dite at qe na thote zemra e mendja me a than dikush qe ja thot lapsit aq bukur sa me lakmue shpirti njerit e me kjajte syni I tije
Mirsade Berisha Shum me vend po shihet se si vepruan kur kete vit bota merret me pandemin e si interson kuj Dialogu mes kos e serbis po qellimi ishte te rrzohet kurti ta kapin mundsin e situates ku jemi te mbyllun duan te vjedhin siq kan ber i madhe je Artist i popullit Lajci
Naim Kamberi Pershendetje baca Çun , t’uroj shendet e gjitha te mirat , kurr mos u ndalshin shkrimet tua . Kam pas rastin me u taku me ju ne mergim , ne frymezohemi me shkrimet tua . Disa nga politika ne Kosovë e kan te veshtir m’i kuptu shkrimet tua qaq te pashkoll qe jan . Te pershendes e klm
Fatmir Kurshumliu Respekt z.Lajqi asht knaqsi të lexosh shkrimet e juaja atdhedashse.
Halit Plakaj Respekt i madhi Çun Lajqi , të kam pa dhe të kam ndëgjua për heren e par kur ishe ushtar në Shkup ,atëher isha fëmij ju erdhët në një dasëm dhe e kënduat kangën e Hikmetes nëse ju kujtohet se mua s’ më kujtohet viti dhe prej atëher kam Respekt për ju . E gëzofsh pleqërin
x
Besnik M Kallaba Respekt imadh edhe vepra mira qe ike edhe Fjalet etua Jan Ar e Flori per Ate dhe Dashuri
Asllan Sylaj I madh je , shume i madh o Cun Lajqi. E ata te cileve u jan dedikuar keto vargje,jan shume te “vegjel”, e nuk po i ndiejn keto fjale.
Bahri Rashiti Po more po, po pra shaje veten shaje jeten se askush more burr sot se donë të drejtën dhe t’vërtetën ?! E Ty të lumtë pena e mendja e ndoshta një ditë zëri yt nga gremina ndëgjohet dhe del në sipërfaqe.
Driton Berisha Albin Kurti dhe cdo qytetar i ndershem i Kosoves…
Violeta Avdiu Ramadani Te lumte penda e te jetoft mendja dhe shume gjate , se na duhesh nganjeher me na tund e me ardh ne veti se dehja si shpesh po na v’non ne gjume ??
Musa Muharremi Rrofsh sa malet o mendje ndritur.Keta nuk kan kan marre,e kan lëne mas shpije me e ruajt trashegim.Keta e sollen Apotheozën e misrit..hiq pa gajle ky popull do ua nxjerr sytë këtyre horrave.
E ty te dhashtĕ Zoti shendet..shpejt do te vij dita qe do na vjen gjynah prej tyre.
Miki Ramadani Cun Lajci, respekt, fjalet qe burojne nga zemra, sepse koha e maskarenjéve ka ardhe, nuk ngopen me asgjé, nje Albin e kemi, te cilin e kundershtojne kategorisht, se po ja zbulon hajnite,por populli kur ska qené me I vendosur se sot.. Juve shendet ju past dhéné zoti.
Mustaf Demushi Kur “clirimtaret” pushtojne vendin e vet tash 20 vjet,
Cun Lajci ban fjalen cekic qe kerset,thyen e bucet!
Rrnofte Kosova e iu shtofshin Cun Lajcat,Albin Kurtat e Vjosa Osmanet!
Sky Sun ‘Një grusht dhe në plis…Hija që s’vritet…’ dalin nga shpirti i lënduar i poetit .
Bejta Basel I Madh je Z. Lajçi, te qmojm shum, askush nuk mundet té te denigroj, e ata Hijenat dhe Lakuriçat gjakpirs nuk ngopen kurr gjak ! Me Ju dhe Albinin osht Populli , kot e kan! Pershendetje Bejt Sylejmani nga Basel Ch
x
Nassa Selm O Bac ti kurr ske me vdek je i perjeteshem. Vetem ate qe e ka beku Zoti mundet me shkru si ti. Ne kete kohe 86 hijena po qelin varre per tere shqiptarin. Te qoft fal gjiri i nenes qe te ka dhene. Penda e jote sot eshte 2 milion pushk. Qofsh i bekur per jet populli ty kurr dka me ta harru.
x
Myzafer Sylejmani Po ku me gjet fjal une e me ju pergjigj ketyre rreshtave te qendisur nga nje artist, po shume mire i re samarit, te lumt !
x
Deni Kelmendi Menduan qe mbas rrezimit te tij populli do te shukas,e rrxuan veten Albinin kurr JO,se ne te gjith jemi bashkuar si kurr me par i gjithë populli, Albini esht e verteta e Kosoves
x
Sanie Krass Un e lexova te teren,por me rrenqeshi trupi! E sedi nga me erdhen disa lot qe me te vertet keshtu po na e shkaterrojn shpirtin hijenat .te lutm o artist i madh
x
Kadri Shala Ju njerzit e Penes shkruani e mos u ndaleni qe keta Vaqezinje edhe pasardhesit ti njofin e ti mallkojne.
Lum per ne qe te kemi baca Çun.
x
Aferdita Qovanaj Respekt e shendet per ju Z.Çun Lajçi nuk kam koment
x
FerideLike Aliu Te lumt te lumt
Nuk pertova me lexu apsolut sr kur behet fjale per nje te vertet e qe shume kujt po ju pengon njemend ishallah veq pelcasin se nje luani skan qka i bajn as ujqerit e as hijenat
Driton Bytyqi shum Rrespekt Artist i popëllit Z. Qun Lajqi te Lumt penda edhe mendja edhe durt
Ajete Rrahmani Të lumt mendja dhe penda po ja thua troq asthu si eshte realiteti jetofsh sa malet Qun Lajqi
Nuhi Lushi Nuk i ka nxie Qagja E ogjakut,kur i ka prue lejleku.për bire t, ogjakut..Heheee.. Edhe pse i ka rujt Lejleku mos me ju nxi ftyra..por këta jan kan nxi vet vetes ftyren ..se edhe zoti ka than kta njerz në këtë bot me jetu me ftyr të zezë..ee edhe jo nga Qagja ogjakut por nga punët e veta të flliqta që po i bajn.ku edhe Babes e Nanes vete po. I qojn selam me dashje veq se po ju konvenon ktyne .Ani pse ata e vujn dhimbjen..kta nuk kanë dert për ftyrë që kan ..
Blerim Abdullahu Respekt z.Lajçi je ikon e shkrimeve dhe paraqitjes Reale me Sarkazmen tende Legjendare Respekt.
Azize Bahtiri Të lumt penda për këto vargje kaq domethanse për kët kohë.Respekt!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66