Kam shumë fotografi me Albinin! Nga tri orë diskutonim së bashku, shpesh. Është shumë i këndshëm, sepse flet me të për libra, histori, filma, ka humor… Besa më thirrte në telefon e më përgëzonte për kolumnet që shkruaja. Edhe me Glaukun, por ai ishte tip më xheloz nëse ke ditur edhe ti dhe nëse ke qenë në profesion të njëjtë me të për ta sfiduar. (E ka një të qeshur cinike, krejt me zor dhe rrallë i dëgjon njerëzit, ama jo njerëzit që e presin në aeroport, kur të shkon në Zvicër! Po ashtu, nëse bisedon me të si fans ose që e adhuron prej televizorit!) Njëherë e çonim shumë mirë, komplimentoheshim, por e ndalëm dikur. Nervozohej shumë kur më lavdëronin njerëzit për sociologji para tij! 🙂
Ai u bë më së shpejti “borgjez”, sipas shumicës së anëtarëve, sakaq sa nuk e braktisën të tërin.
***
Për shkak se Dardanit i kushtoi shumë fotografia e dikurshme me Hashim Thaçin, për të mos i ra pishman më vonë, hiç nuk po e qes me Albinin. Njēherë kujton se njerëzit po thonë këqyre ky, me kryeministrin aktual në foto, por më vonë, mund të mos pëlqejë! Kështu që, me liderë, sa më pak foto, se nga buzëqeshja kthehet në faj.
Shumë nga njerëzit që qesin sot foto me Albinin, kurrë nuk e kanë pasur më shok se unë! Pasha Allahun! Pasha babën tem!
Rudi Fiqiruesi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66