Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka liruar nga detyra këshilltarin Shkelzen Gashi, raporton Gazeta Blic.Ky vendim i tij, vjen pas deklaratave që Gashi dha dje, ku akuzoi UÇK-në për vrasje të serbëve dhe komuniteteve tjera.“Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, ka shkruar Kurti.
Njoftimi i Kurtit:Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.
Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.
E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.Kjo deklaratë e Gashit, nxiti reagime të shumta, gjë që kërkuan edhe shkarkimin e tij nga Kurti.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66