Pandemia është kryefjala e çdo media lokale dhe botërore, por duket se e njëjta gjë nuk vlen për Ballkanin. Disa media greke shkruajnë sot se Shqipëria ka në plan të vendosë 30 mijë xhihadisë nga Siria dhe Afrika Veriore në zonat e minoritetit grek në jug të vendit.
Greekcitytimes shkruan se “ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan për sjelljen në Shqipëri të rreth 30 emigrantëve sirianë”. Thodoris Goumas, që media greke e citon si drejtues të portalit në gjuhën greke, Himara.gr thotë se “sjellja e 30 mijë emigrantëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë është shumë provokuese”.
Kjo çështje është marrë seriozisht dhe nga Christos Pougialis, kolonel i ushtrisë greke i cili i ka dedikuar një artikull të gjatë “30 mijë emigrantëve” në gazetën SLPress. Ai thotë se një pjesë e emigrantëve do të jenë gra dhe fëmijs, por nuk përjashtohet mundësia që pjesa më e madhe e tyre do të jenë xhihadistë!”.
Koloneli vijon më tej duke shkruar se “këta xhihadistë do të përdoren për të ndryshuar raportet demografike të minoritetit grek në Shqipëri dhe do të detyrojnë popullsinë greke të largohet nga Shqipëria”.
Realisht nuk ka ndonjë marrëveshje Shqipëri-Turqi për emigrantët. Muaj më parë, në mediat shqiptare u fol për pritje të emigrantëve në pikat kufitare, si pjesë e një operacioni humanitar për emigrantët sirianë ku është pjesë dhe Greqia.
Albania plans to replace Greeks in Northern Epirus with jihadists and Turkish intelligence officers
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66