“Presidenti me njerëzit e vendosur në ekzekutiv, në legjislativ dhe në gjyqësor, ka arritur të bëhet mbret në shtetin e shkatërruar të Kosovës. Tash nuk funksionon asgjë në fushën juridike. Edhe vetë Gjykata Kushtetuese është shndërruar në mekanizëm politik të PDK-së dhe të LDK-së. Në fakt këto dy subjekte i dërguan gjyqtarët në këtë gjykate para ca viteve me marrëveshje, dhe me marrëveshje e bënë z. Rama kryetare. E tërë kjo për të vendosur vetë sipas pikëpamjeve politike të veta. Kjo e shkatërrojë shtetin shumë. E futi në krizë politike dhe juridike, dhe e tërë kjo po përcillet me krizë të rëndë ekonomike e sociale”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
Muhamet Kelmendi
Profesori i njohur i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka akuzuar krerët e shtetit të Kosovës se pikërisht ata që janë të thirrur për të qenë shembull i qytetarit, për respektim të ligjeve dhe të kushtetutës, të njëjtit janë shkelësit më të mëdhenj, abuzuesit numër një të shtetit të së drejtës. Prandaj sipas Kelmendit, në këtë 12 vjetor të ditës së hartimit dhe fillimit të zbatimit të Kushtetutës së republikës ë Kosovës, shkelësit më të mëdhenj të saj janë vetë qeveritarë, duke filluar nga Presidenti Hashim Thaçi. “Shkeljet e rënda të normave kushtetuese, dhe në emër të normave zbatimi i vullnetit politike te grupeve te interesit, rolin kryesor e ka Presidenti, vjen nga mos respektimi i normave. Që në nenet e para të Kushtetutë dhe kudo del se mbrojtësi dhe avangarda e Mbrojtjes Kushtetuese është Presidenti. Këtu edhe po vijnë shkeljet më të mëdha, sepse grupi rreth presidentit, de-fakto e ka kapur tërë pushtetin dhe nuk po lë askënd të marri frymë.”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. E ky uzurpim i Kushtetutës nga i pasi i shtetit, sipas Kelemdni, është bërë në bashkëpunim edhe me subjektet tjera politike, kryesisht ato më të fuqishmet, PDK dhe LDK.
“Presidenti me njerëzit e vendosur në ekzekutiv, në legjislativ dhe në gjyqësor, ka arritur të bëhet mbret në shtetin e shkatërruar të Kosovës.
Tash nuk funksionon asgjë në fushën juridike. Edhe vetë Gjykata Kushtetuese është shndërruar në mekanizëm politik të PDK-së dhe të LDK-së. Në fakt këto dy subjekte i dërguan gjyqtarët në këtë gjykate para ca viteve me marrëveshje, dhe me marrëveshje e bënë z. Rama kryetare. E tërë kjo për të vendosur vetë sipas pikëpamjeve politike të veta. Kjo e shkatërrojë shtetin shumë. E futi në krizë politike dhe juridike, dhe e tërë kjo po përcillet me krizë të rëndë ekonomike e sociale”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. Për ta vendosur në sistem të qëndrueshëm të së drejtës, të respektimit të ligjeve dhe të Kushtetutës, sipas Muhamet Kelmendi, kërkohet një reformë e thellë sistemore, që nga vetë Kushtetuta e deri tek ligjet që ndikojnë në forcimin e shtetit të së drejtës, duke përfshirë edhe ligjin Veting. “Duhet të veprohet me nxjerrjen e normave kushtetuese që ndalojnë këtë politikë dhe këto lojëra të rrezikshme dhe nxjerrjen e domosdoshme të Ligjit mbi VETTING-un ku njerëzit si anëtarët e këtij sistemi, duke përfshirë edhe të Gjykatës Kushtetuese, do të shkonin në shtëpi dhe do të përgjigjeshin edhe penalisht për shkeljet e rënda që i kanë bërë dhe i kanë lejuar”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot Online)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66