PAS VËNIES NËN KONTROLL TË PANDEMISË AKTUALE, NJERËZIMI DUHET ME TË NJËJTËN FORCË TË KËRKOJË DËNIMIN E ATYRE QË E KRJUAN DHE PËRAHPËN KËTË VIRUS
Gjithçka që vjen nga natyra njerëzimi është i detyruar ta përballojë, si fatkeqësitë natyrore, epidemitë, tërmetet, stuhitë apo vërshimet, por njerëzimi nuk është i detyruar të durojë, t’i heshtë dhe mos kërkojë ndëshkimin e gjenocidin dhe krimin e organizuar, nga kushdo qoftë, qeveri të shteteve, organizata terroriste, rrjete mafioze e kriminale, sidomos kur ato kanë shtrirje ndërkombëtare, e dëmtojnë gjithë njerëzimin e botës, siç është rasti me pandeminë e koronavirusit Covid-19, e cila që po e kërcënon me vdekje e shfarosje gjithë njerëzimin e botës.
Nuk përbën më fshehtësi, që ky virus nuk e ka burimin në natyrë, por është i modifikuar në laborator për t’u përdorura si armë biologjike. Nuk ka asnjë dyshim se shkenca e mjekësisë në këtë nivel të zhvillimit të saj të mos ketë mundësi ta parandalojë përhapjen në këto përmasa të një virusi që e ka burimin në natyrë, sado të ketë pësuar mutacione.
Periudha e shpejtë e përhapjes në gjithë rruzullin e tokës, shpërthimi kësaj pandemie në shumë vende dhe nga disa vatra njëherësh, nuk mund të arsyetohet me asnjë argument nga politika dhe mediet, të cilitdo nivel qofshin ato.
Aktualisht, detyra e secilit qytetar të botës, edhe i yni, është respektimi i rekomandimeve nga institucionet përkatëse, si dhe udhëzimet nga ekspertët e mjekësisë, por, sapo të qetësohet stuhia e kësaj pandemie, në asnjë vend të botës nuk duhet të heshtet fakti se dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe të dënohet për këtë krim të rëndë kundër njerëzimit të botës.
Rini në shtëpi, ruajeni distancën, bëni durim dhe mbajeni shpresën e palëkundur, se ky virus i krijuar jashtë ligjshmërive të natyrës, për një periudhë të shkurtë prej disa muajsh do ta shkatërrojë (hajë) veten e tij, siç janë zhdukur disa koronavirusë të tjerë para këtij të fundit.
(17.IV.2020)
Lexoje edhe këtë artikull:
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66