Ju dhe ata me ty që thonë se janë pro Amerikan, po dëshmoheni dhe keni tregu me vepra se jeni antiAmerikan, pra veprimtarit e keqpërdorimeve (korrupsioni) që e keni në shpirt dhe pasuritë e krijuara me këtë veprimtari dëshmojnë se ju jeni kundër apo Antiamerikan…!
BISLIM HOXHA
Agim Veliut i ka hy vetja në begeni, me kollare e me mustaqe i rruem e i kruem, besa i lyem e i ngjyem ju ka trashur qafa si terakut, jo pse ka vuajtur nga skamja e nga mërzia për atdhe, por për pozitë e për pushtet ka kohë që bërtet se ka bërë pasuri e po mendon se s’ka si Ai…!
Ku je nis e kah po shkon ore, Tarak Agim Veliu, tani pas rrëzimit të Qeverisë ke filluar me u byryt me bërryla e me brina kot së koti, po mundohesh me i fshehur t’metat me dheun që po ja qet vetit mbi shpinë e mbi fytyrë nëse ke..! Hallin që e pate me u ba me çdo kusht Ministër i Brendshëm, të mbështetëm, ti fort mirë e din se pse ngule kam si tarak se vetëm këtë post e doje me çdo kusht,.. por edhe të tjerët e kanë kuptuar qëllimin tuaj… Fillove me u byryt e me bërtit fillimisht si tinëz pas shpinës se, Qeveria nuk ishte pro Amerikane tani ku e ke hallin Taraku i Isës?
Të ka hy vetja në begeni me byrytje me izë të Isës e të Hashes, dhe tërë dheun që po ia gjuan shpinës s’ke për ta bajtur edhe pse të duket i lehtë, ka me tu rëndu, e ka me të palu, se këtë s’po e banë se ke arsye, por pe bën nga frika e nga tmerri se s‘qëndrove në pozitë, por ke rrëshqitë aty ku duhet e ku e ke vendin…!
Ti ke peshë se s’ke vuajtur kurrë as për njerëzi e lëre më për Kosovë, dhe këtë peshë që e ke marrur mbi vete tue u byrytë ka me pasur pasoja edhe Kosova po edhe ty ka me të palu aty ku duhet. e si duhet sepse si thonë kush bën bën për veti…!
Kur njëri prej komandantëve të Koshares pra, Anton Quni deshi që Qeverisë t‘i jepte edhe një rast, të kthehet në zero situata, për një orë kohë, ju reaguat mbrenda dhjetë minutave kundër e shumë keq..!
Ti ‘taraku’ i Isës u byryte si shumë, jo se ke fuqi për mirë e për mbarë, por për prapë e nga frika, në vend se të mendosh se kush është Anton Quni me ndëgjuar e përkrah mendimin e tij të mirë për afrim e bashkim, ti shpejtë e shkelmove dhe e largove pa një pa dy se të prekën interesat vetiake, e sëmura e pa shëruar për UNIN tuaj dhe pasurin tuaj…të krijuar pas lufte …! Tani po byrytesh kundra Antonit…
E kush je ti qe nuk e njeh Betejen e Koshares…!
Ti don e ke provuar, por s‘të ka shkuar e je nda me turp… se doje edhe kryetaren e tashme të Kuvendit zonjën Vjosa Osmanin, ta ndalojë me kë të takohet e mendoj se ajo duhet pyetur ty se me kë me u taku e me të dhënë ty analfabetit llogari, por kur e more përgjigjen ashtu si e meritove, fillove tinëz e pas shpinës me vepru e me dëmtuar qëllimet e mira të saj, duke shpifur si ti dhe të tjerët me ty se qenka antiamerikane, e çfarë jo tjetër…!? Ju dhe ata me ty që thonë se janë pro Amerikan, po dëshmoheni dhe keni tregu me vepra se jeni antiAmerikan, pra veprimtarit e keqpërdorimeve (korrupsioni) që e keni në shpirt dhe pasuritë e krijuara me këtë veprimtari dëshmojnë se ju jeni kundër apo Antiamerikan…!
Ndal ‘tarak’ mos u byryt, se zgjedhësit e partisë e zgjodhën dhe e votuan Vjosën e jo ty, e as Isen që të ka bërë zëvendës të tij për interesat e juaja e jo të Kosovës… e as të LDK-së. Sepse qysh se jeni në ato pozita LDK-ja vetëm ka shënuar humbje, kur e pat se po sharroni në humnerë e vutë Vjosen në krye për ta nxjerrur LDK-në nga humnera, ku e keni katandisur ju, e pasi e nxjerri nga rreziku i fundosjes, ju ia kthyet shpinën, e tani e quani tradhtare e çfarë jo pse s’i bie të njëjtës muzikë, e se luan të njëjtën valle si ti, si Isa dhe Hashimi e të tjerët…!
Anton Quni komandant i Koshares ua ka ba me dije Hashimit dhe përkrahësve të tij se ata e kanë vendin për të bëmat e tyre prapa grilave pra në burg… Vjosa po ashtu ua ka bë me dije gjatë zgjedhjeve të gjithë ata që e votuan e që se kanë votuar, por në të ardhmen do ta votojnë… se Hashimi me bandën e tij e ka vendin me shkue në burg, sepse Gjykata Speciale u krijua për ta, e jo pas për qeverinë e tashme, që s’po e leni me dëshmuar se a është e gatshme me qeverisë, apo është dhe e meriton me u rrëzu…!
BISLIM HOXHA
LAUSANNE 8, prill 2020
Në fund unë e dua LDK-në, por jo me njerëz të shantazhuar, siç janë kryesia e partisë.
Sqarim: Nuk jam ekstremist partiak, të përçajë grupe në parti politike, por kërkoj unitetin e elektoratit brenda LDK-së.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66